Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
12 shkurt 2020 / Vendim për ndryshime në Rregulloren e Brendshme te Shkolles se Magjistratures
SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
KËSHILLI DREJTUES
V E N D I M
Nr. 9, datë 28.1.2020
“PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 1, DATË 31.1.12017 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË BRENDSHME TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS”
Në mbështetje të neneve 263, 266 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, i mbledhur më datë 28.1.2020,
V E N D O S I:
1. Të bëhen këto shtesa e ndryshime në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, të miratuar me Vendimin nr. 1, datë 31.1.2017:
1. Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur IV “Vlerësimi me provimin përfundimtar të lëndës”, pas togfjalëshit “me shkrim”, të shtohet togfjalëshi “ose në mënyrë elektronike”.
2. Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur V “Vlerësimi në vitin e dytë”, të shfuqizohet pika C) Tema.
3. Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur V “Vlerësimi në vitin e dytë”, të ndryshohet “Vlerësimi maksimal i vitit të dytë është 1200 pikë”.
4. Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur VI “Provimi përfundimtar”, në pikën 1, pas togfjalëshit “Bëhet me shkrim”, të shtohet togfjalëshi “ose në mënyrë elektronike”
5. Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur VI “Provimi përfundimtar”, në pikën 3, pas togfjalëshit “bëhet me shkrim”, të shtohet togfjalëshi “ose në mënyrë elektronike”.
6. Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur VI “Provimi përfundimtar”, pika 4 të ndryshohet “Kohëzgjatja e provimit: në dy ditë me nga dy kazuse në secilën ditë”.
7. Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur VI, pika 15 të ndryshohet si më poshtë:
“Vlerësimi total i të gjithë komponentëve të vitit të parë dhe të dytë bëhet me procesverbalin e përgatitur dhe të nënshkruar nga Komisioni i Vlerësimit dhe është shumatorja e:
a) 2250 pikëve të vitit të parë;
b) 1200 pikëve të vitit të dytë: dhe
c) 200 pikëve të provimit përfundimtar
Totali i vlerësimit të dy viteve të para është 3650 pikë.”
8. Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur VI, të shtohet pika 16 me përmbajtje “Ky vlerësim hyn në fuqi për vitin akademik 2020 – 2021”.
9. Të ndryshojë Aneksi 12 “Për përgatitjen e model planit mësimor dhe programeve mësimore të Formimit Fillestar”, bashkëngjitur.
10. Të shtohet Aneksi 12/1 “Për përgatitjen e model Planit Mësimor dhe Programeve Mësimore të Formimit Fillestar të kancelarëve”, bashkëngjitur.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!
ZV. K R Y E T A R
OLSIAN ÇELA