Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Rregullore e bibliotekës

 

RREGULLORE E BRENDSHME E BIBLIOTEKES SE SHKOLLES SE
MAGJISTRATURES
 
Në zbatim të Ligjit nr. 8576, datë 03.02.2006 "Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar me Ligjin nr. 9217, datë 08.04.2004
"Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 8576, datë 03.02.2006 "Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë" hartohet dhe miratohet kjo
rregullore me permbajtje si vijon:
 
Dispozita të përgjithshme
 
Rregullorja e Bibliotekës së Shkollës së Magjistraturës vendos rregullat normative të subjekteve të ndryshme në lidhje me Bibliotekën e Shkollës,rregullon marrëdheniet ndërmjet tyre dhe përcakton përgjegjësitë e personelit përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në këtë Bibliotekë.
 
Neni 2
Qëllimi i rregullores
 
Rregullorja e bibliotekes se shkolles, ka si qëllim t'i shërbejë kandidatëve për magjistratë,stafit akademik dhe atij administrativ dhe Drejtorisë së Shkollës, në ndihmë të zhvillimit të procesit mësimor dhe aktiviteteve të tjera për të cilat ështe e angazhuar Shkolla.
         
Neni 3
Baza ligjore
 
Baza ligjore për krijimin e kësaj rregulloreje është Ligji nr. 8576 datë 03.02.2006 "Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë" i
ndryshuar me Ligjin nr. 9217, datë 08.04.2004 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 8576, datë 03.02.2006" dhe ligji nr. 8136, dt.
31.07.1996, "Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë", ndryshuar me Ligjin Nr.9414, datë 20.05.2005, si dhe aktet e tjera
ligjore që lidhen me veprimtarinë e Shkollës. 
 
Neni 4
Subjektet
Subjektet e kësaj rregulloreje janë kandidatët për magjistratë që ndjekin formimin fillestar dhe pjesëmarrësit në formimin vazhdues të
shkollës, stafi akademik, stafit administrativ dhe Këshilli Drejtues.

Njoftime

Mbylle