Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Rregullore e bibliotekës

                               RREGULLORE E BRENDSHME E BIBLIOTEKËS SË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS

 

Në zbatim të ligjit nr. 8576, datë 03.02.2006 "Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar me ligjin nr. 9217, datë 08.04.2004 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8576, datë 03.02.2006 "Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë" hartohet dhe miratohet kjo rregullore me përmbajtje si vijon:

 
                                                                                                    Neni 1
                                                                                                  QËLLIMI
 
Biblioteka e Shkollës së Magjistraturës ka si qëllim t’i shërbejë kandidatëve për magjistratë, stafit akademik, stafit administrativ dhe Drejtorisë së Shkollës me literaturë të pasur dhe bashkëkohore në fushën e jurisprudencës, në ndihmë të procesit mësimor dhe aktiviteteve të tjera, për të cilat është e angazhuar shkolla.
E klasifikuar si bibliotekë speciale, Biblioteka e Shkollës së Magjistraturës funksionon mbi bazë të kësaj Rregulloreje të Brendshme, e cila vendos rregullat normative të subjekteve të ndryshme në lidhje me bibliotekën, rregullon marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e personelit të bibliotekës.
 
                                                                                                   Neni 2
                                                                                               SHËRBIMI
  
Biblioteka ofron shërbim çdo ditë nga e hëna deri të premten gjatë gjithë orarit zyrtar të punës në Shkollën e Magjistraturës.
Anëtarëve të bibliotekës u vihen në dispozicion të gjitha koleksionet në përbërje të fondit të bibliotekës.
Për koleksionet e periodikëve, disertacionet dhe titujt që disponohen vetëm në një kopje ofrohet leximi në sallë dhe ndalohet huazimi.
Përdoruesve të bibliotekës u ofrohet fotokopjimi falas deri në 15 faqe material për tituj të ndryshëm. Përjashtohet nga ky shërbim koleksioni i disertacioneve (Temat e kandidatëve për magjistratë të vitit të dytë.).
Përshkrimi bibliografik i çdo materiali në përbërje të fondit të bibliotekës është i aksesueshëm online në katalogun e përbashkët COBISS.al, pjesë e  platformës digjitale për katalogim dhe përshkrim bibliografik të përbashkët COBISS.net.  Lexo më shumë...



Njoftime

Mbylle