Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

21 maj 2019 / Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranim në shërbimin civil”

                                      Shkolla e Magjistraturës 
 
Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranim në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, me kandidatë. 
 
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil” (i ndryshuar) dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” 1 (një) vend vakant “Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, si më poshtë: 
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 15.4.2019, është:  znj. Arlinda Muja dhe znj. Suela Fetau. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatet plotësojnë kushtet për t’u pranuar në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar), kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” (i ndryshuar), kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme që janë:
 
  1. Znj. Arlinda Muja
  2. Znj. Suela Fetau
Për sa më sipër, njoftojmë se:
-          vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 23.5.2019, ora 9:00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
-          intervista me gojë do të zhvillohet në datën 23.5.2019, ora 12:00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.
 
Vini re: Intervista me gojë do të zhvillohet vetëm me kandidatët, të cilët do të kualifikohen duke grumbulluar mbi 45 (dyzetë e pesë) pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku.
 
Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle