Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

5 nentor 2020 / Njoftim per shpallje vendi vakant shofer titullari

  •   Shpallje vëndi vakant: 1 (një) vend vakant “shofer titullari”
 
1. Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin, si më sipër është: Dhënia e asistencës në drejtimin e automjetit/eve sipas nevojave të titullarit të Shkollës së Magjistraturës.
 
2. Kriteret për aplikim:
- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë i/e aftë për punë;
- Të mos jetë i dënuar penalisht me një vendim gjykate të formës së prerë;
-Të gëzojë integritet moral dhe profesional dhe të mos jetë marrë ndaj tij/saj, masë disiplinore për cënim të rregullave të etikës;
- Të zotërojë dëshmi të drejtimit të automjetit të tipit B/C.
 
3. Dokumentacioni i kërkuar për t’u paraqitur:
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:
a.      Kërkesë për pozicionin që po aplikohet;
b.     Jetëshkrimi;
c.      Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
d.     Fotokopje të leje drejtimit, të noterizuar;
e.      Dëshmi penaliteti;
f.      Vërtetim nga institucioni/et ku mund të ketë punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi (nëse ka).
g.     Letër reference (nëse ka).
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
 
4. Mënyra dhe afatet e dorëzimit:  Kandidatët e interesuar për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë dokumentacionin në protokollin e Shkollës së Magjistraturës, adresa: Shkolla e Magjistraturës, Rruga “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë, brenda datës 11 nëntor 2020.
 
5. Mënyra e përzgjedhjes: Kanditatët e interesuar, të cilët kanë paraqitur dokumentacionin konform pikës 3 të shpalljes, do të njoftohen me telefon apo email (nëse kanë), për datën dhe orën e zhvillimit të intervistës.



Njoftime

Mbylle