Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

30 janar 2020 / Njoftim per emerimin e Gjyqtareve te rinj

Më datë 29.1.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas një verifikimi të thelluar të pasurisë dhe figurës, përpara emërimit dhe kualifikimit për emërim të 15 kandidatëve për magjistratë (profili gjyqtar), të diplomuar në Korrik të vitit 2019, proces të cilin gjyqtarët e kaluan me sukses, ka bërë caktimin e tyre në pozicionet, si më poshtë:
 
1. Znj. Erlanda Agaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
2. Z. Marko Boshku, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
3. Znj. Elisabeta Gjoni, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.
4. Znj. Klejda Çapja, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
5. Z. Artur Prenga, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.
6. Z. Mirjan Mustafaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
7. Znj. Kostandina Kuro, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
8. Znj.Iva Zemani, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
9. Znj. Enisa Shahini, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.
10. Znj. Ema Shaholli, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.
11. Z.Shkëlzen Liçaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
12. Z. Xhevdet Lika, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
13. Z. Ligoraq Toshi, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.
14. Z. Hazbi Balliu, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.
15. Z. Florin Demollari, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës. 
 
Duke qenë besimplotë se gjyqtarët e sapoemëruar do të kryejnë me sukses dhe përkushtim detyrat që u ngarkohen nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë, Shkolla e Magjistraturës shpreh urimet për detyrën e re dhe të vështirë që ata do të ushtrojnë, si edhe besimin e plotë për përmbushje të misionit për të cilin janë ngarkuar.
 



Njoftime

Mbylle