Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim per daten e vleresimit me shkrim dhe intervistes se strukturuar me goje per konkursin Specialist i teknologjise se informacionit

                          Shkolla e Magjistraturës 
 
Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranimin në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Specialist i teknologjisë së informacionit”, me kandidatë.
 
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist i teknologjisë së informacionit”, si më poshtë: 
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist i teknologjisë së informacionit”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 30.12.2020, janë: z. Skënder Dauti dhe z.Ted Reka. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se të dy kandidatët i plotësonin kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:
 
1.     Z. Skënder Dauti
2.     Z.Ted Reka
 
Për sa më sipër, njoftojmë se:
-        vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 3.2.2021, ora 09.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
-        intervista me gojë do të zhvillohet në datën 3.2.2021, ora 12.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës. 
 
Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle