Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Dhuna në marrëdhëniet familjare; Ndëshkimi i akteve të dhunës ndaj grave; Mbrojtja e viktimave të dhunës: Bevacqua dhe S. v. Bulgaria

Çështja Nr. [71127/01], GJEDNJ, Strasbourg, 12 Qershor 2008
Bevacqua dhe S. v. Bulgaria
 
Fusha: Dhuna në marrëdhëniet familjare – ndëshkimi i akteve të dhunës ndaj grave – politika publike kundër dhunës – mbrojtja e viktimave të dhunës – siguri maksimale – e drejta e jetës private dhe familjare – e drejta për një proces të rregullt ligjor në një kohë të arsyeshme
 
Abstrakti i Vendimit
Çështja lidhet me ankesën ndaj autoriteteve bullgare pasi nuk kanë garantuar respektimin e të drejtës për jetë private dhe familjare në situatën e vështirë të divorcit të Znj. Bevacqua për shkak të sjelljes së ish-bashkëshortit të saj si dhe me tejzgjatjen e procedurave të kujdestarisë. Kërkuesi u bazua kryesisht në Nenin 6/1 (e drejta për një proces të drejtë në kohë të arsyeshme) dhe Nenin 8 (e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

GJEDNJ vendosi se nuk ka pasur shkelje të Nenit 6/1 të Konventës, por ka pasur shkelje të Nenit 8 pasi gjykata nuk ka marrë masa të menjëhershme për kujdestarinë në situatën kur mund të cenohej mirëqenia e S. si dhe ka marrë masa jo fort të efektshme ndaj sjelljes së ish-bashkëshortit të Znj. Bevacqua. GJEDNJ vendosi të dëmshpërblejë kërkuesen me 4000 Euro për dëmin moral dhe 3000 Euro për kostot dhe shpenzimet.



Njoftime

Mbylle