Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Sigurime shoqërore; Barazi në pagesë; Pagesa gjatë lejes së lindjes: C 147/02

Çështja C-147/02, GJED Luksemburg, 30 Mars 2004
Michelle K. Alabaster v. Woolwich plc dhe Sekretari i Shtetit për Çështjet Sociale
 
Fusha: Sigurime shoqërore – Trajtim i njëjtë i burrave dhe grave – barazi në pagesë  – Pagesa gjatë lejes së lindjes – Llogaritje e pagës – Marrja në konsideratë e rritjes së pagës – Masa që nxisin barazinë e mundësive midis burrave dhe grave
 
Abstrakti i Vendimit
Çështja lidhet me kërkesën e znj. Alabaster dhe Woolwich kundër Sekretarit të Shtetit për Çështjet Sociale, për pasqyrimin e rritjes së pagesës së pagës, për përllogaritjen e vlerës së sigurimeve të saj shoqërore e të pagesës së lejes së lindjes.
Znj. Alabaster ishte punonjëse në Britaninë e Madhe në kompaninë Woolwich. Ajo filloi lejen e lindjes në Shkurt 1996 dhe fillimisht përfitoi pagesë më të lartë për lejen e lindjes (bazuar në kontratën e saj të punësimit katër javë para lindjes); më pas kjo pagesë u reduktua. Ndërkohë që nga Dhjetori i vitit 1995, pra rreth dy muaj para lindjes, ajo pati një rritje page, që nuk ishte pasqyruar apo llogaritur e për pasojë edhe nuk i ishte paguar pasi sipas ligjit llogaritjet bazoheshin në pagën e muajve të mëparshëm (nga Shtatori – Tetor 1995). Në janar 1997 znj. Alabaster ngriti padi kundër kompanisë Woolwich në Gjykatën e Punësimit, me pretendimin se rritja e pagës së saj nuk ishte reflektuar në pagesën e lejes së lindjes, gjë që shkaktoi diskriminim kundër saj për shkak të gjinisë, duke shkelur kështu Nenin 119 të Traktatit të KE.
 



Njoftime

Mbylle