Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Parimi i mosdiskriminimit për shkak të moshës; Largimin nga puna; Justifikimi i masës: C 555/07

Çështja C 555/07, GJED [Dhoma e Madhe], 19 Janarit 2010
Seda Kücükdeveci v Swedex GmbH & Co. KG,
 
Fusha: Parimi i mosdiskriminimit për shkak të moshës – Direktiva 2000/78/KE – legjislacioni kombëtar për largimin nga puna nuk merr parasysh periudhën e punësimit të kryer përpara se punonjësi arrin moshën 25 vjeç në llogaritjen e periudhës së njoftimit – Justifikimi i masës – legjislacioni kombëtar në kundërshtim me direktivën – Roli i gjykatës kombëtare.
 
Abstrakti i Vendimit
Gjykata konfirmon jurisprudencën e saj për fushëveprimin e parimit të mosdiskriminimit për shkak të moshës dhe për detyrimin e gjykatave kombëtare për të zbatuar të drejtën e Bashkimit Evropian direkt, duke evituar legjislacionin kombëtar të papajtueshëm. Pasi punoi për 10 vjet që nga mosha 18 vjeç për shoqërinë Swedex, Zj. Kücükdeveci u pushua nga puna me një lajmërim prej një muaji. Punëdhënësi llogariti periudhën e njoftimit sikur punonjësja të kishte vetëm tre vjet kohëzgjatje në shërbim, në përputhje me legjislacionin në fuqi, i cili parashikon se periudhat e punësimit të përfunduara përpara moshës 25 nuk merren në konsideratë në këtë përllogaritje. Zj. Kücükdeveci e çoi çështjen në gjykatë, duke pretenduar se ky legjislacion përbënte diskriminim për shkak të moshës, që ishte i ndaluar sipas të drejtës së Bashkimit Evropian. Për mendimin e saj, periudha e njoftimit duhet të kishte qenë katër muaj, që korrespondonte me kohëzgjatjen e shërbimit prej 10 vjetësh. Gjykata e Lartë për Çështjet e Punës e Düsseldorf-it, duke shqyrtuar çështjen në apel, i dërgoi pyetje Gjykatës së Drejtësisë për papajtueshmërinë e rregullave në fjalë me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe për pasojat e çdo papajtueshmërie.
Gjykata së pari solli në vëmendje se parimi i mos-diskriminimit për shkak të moshës është një parim i përgjithshëm i të drejtës së Bashkimit Evropian dhe se ajo është gjithashtu e përfshirë në Kartën e të Drejtave Themelore. Së dyti, ajo specifikon se sjellja në fjalë në procedimin kryesor, miratuar sipas legjislacionit kombëtar në fjalë, është brenda fushëzbatimit të të drejtës së Bashkimit Evropian. Në fakt, është brenda fushëzbatimit të Direktivës 2000/78/EC që krijon një kuadër të përgjithshëm për të luftuar diskriminimin për shkaqe të ndryshme, duke përfshirë moshën. Sipas Gjykatës, legjislacioni në fjalë është në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit për shkak të moshës, sepse është në disavantazh ndaj personave që kanë punuar përpara moshës 25 vjeç në lidhje me personat me një kohëzgjatje të krahasueshme të shërbimit që ishin më të vjetër kur u futën në shërbim. Për pasojë, i takon gjykatës kombëtare, që shqyrton procedimet ndërmjet individëve që kanë të bëjnë me parimin e mos-diskriminimit për shkak të moshës, të garantojë efektivitetin e plotë të të drejtës së Bashkimit Evropian duke përcaktuar legjislacionin kombëtar në kundërshtim me atë parim të papajtueshëm dhe duke mos e zbatuar atë nëse është nevoja, pavarësisht nëse gjykata e shfrytëzon atë, në çështjet e referuara me paragrafin e dytë të Nenit 267 të TFEU, për të pyetur Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për një vendim paraprak për interpretimin e atij parimi.
 

Njoftime

Mbylle