Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

E drejta e banimit; I Mitur; Prindër që janë shtetas të një shteti jo-anëtar; Diskriminim mbi baza kombësie: C 200/02

Çështja C-200/02, GJED Luksemburg, 19 Tetor 2004
Kunqian Catherine Zhu dhe Man Lavette Chen v. Sekretarit të Shtetit për Departamentin e Brendshëm
 
Fusha: Neni 18 i KE – Direktivat73/148/KEE dhe 90/364/KEE – I Mitur, shtetas i një Shteti Anëtar që banon në një Shtet tjetër Anëtar – E drejta e banimit në një Shtet tjetër Anëtar – Prindër që janë shtetas të një shteti jo-anëtar – E drejta e nënës, që është shtetase në një shtet jo-anëtar për të banuar në një nga Shtetet Anëtare – Diskriminim për shkak të kombësisë. 
 
Abstrakti i Vendimit
Çështja lidhet me interpretimin e Direktivës së Këshillit 73/148/KEE të 17 Majit 1973 për heqjen e kufizimeve të lëvizjes dhe vendbanimit të shtetasve të shteteve anëtare brenda komunitetit, me Direktivën 90/364/KEE të 28 Qershor 1990 që parashikon të drejtën e vendbanimit si dhe Nenin 18 të KE.
Procedurat kanë filluar nga Kunqian Catherine Zhu, një shtetase irlandeze dhe mamaja e saj Man Lavette Chen, një nënshtetase kineze kundër Sekretarit të Shtetit lidhur me refuzimin e aplikimit të Catherine dhe mamasë së saj për një leje me afat të gjatë për të jetuar në territorin Mbretërisë së Bashkuar.
 

Njoftime

Mbylle