Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aplikimin e skemave të sigurimeve shoqërore për personat e punësuar: C 543/03

Çështja C 543/03, GJED Luksemburg, 7 Qershor 2005
Christine Dodl, Petra Oberhollenzer v. Tiroler,
 
Fusha: Interpretimi i Nenit 73 dhe Nenit 13 të Rregullores (KEE) No. 1408/71 i Këshillit i 14 Qershorit 1971, mbi aplikimin e skemave të sigurimeve shoqërore për personat e punësuar, të vetëpunësuar, dhe të pjesëtarëve të familjeve të tyre që lëvizin brenda Komunitetit, në lidhje me një person që është punësuar në një Shtet Anëtar, që ka marrë leje me qëllim që të kujdeset për fëmijën e tij të mitur, që marrëdhënia e punësimit është ndërprerë gjatë kohës së lejes, dhe banon në një Shtet tjetër Anëtar me bashkëshortin, që është një person i punësuar në këtë Shtet – Pagesa e kompensimit për fëmijën e mitur.
 
Abstrakti i Vendimit
Problematika e çështjes lidhet me interpretimin e rregullave të Komunitetit për koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore, në mënyrë të veçantë me Rregulloren e Këshillit Nr. 1408/71 datë 14 Qershor 1971 për zbatimin e skemave të sigurimeve shoqërore për personat e punësuar, të vetë-punësuar si dhe për anëtarët e familjeve të tyre që lëvizin brenda komunitetit, ndryshuar me Rregulloren Nr. 1386/2001 të Parlamentit Evropian si dhe interpretimin e Rregullores së Këshillit Nr 574/72 datë 21 Mars 1972 që parashikon procedurat e zbatimit të Rregullores.

Procedimi filloi nga znj.Dodl dhe znj. Oberhollenzer kundrejt Fondit Rajonal të Sigurimeve Shëndetësore Tyroler lidhur me refuzimin për t’u miratuar e për t’i dhënë atyre pagesën për kujdesin ndaj fëmijëve.

Njoftime

Mbylle