Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Trajtimi i barabartë në punësim dhe profesion; Skema profesionale e pensioneve: C 427/06

Çështja C-427/06 [Dhoma e Madhe], GJED, 23 Shtator 2008
Birgit Bartsch kundër Bosch und Siemens Hausgeräte (BSH) Altersfürsorge GmbH,
 
Fusha: (Trajtimi i barabartë në punësim dhe profesion – Neni 13 KE – Direktiva 2000/78/KE – skema profesionale e pensioneve që përjashton të drejtën e pensionit për një bashkëshort më të ri se ish punonjësi i vdekur – diskriminimi për shkak të moshës – Lidhja me të drejtën komunitare)
 
Abstrakti i Vendimit
Zbatimi, që duhet të garantojnë Shtetet Anëtare, i ndalimit në bazë të të drejtës komunitare të diskriminimit për shkak të moshës nuk është i detyrueshëm kur trajtimi diskriminues i pretenduar nuk përbën asnjë lidhje me të drejtën komunitare. Asnjë lidhje e tillë nuk del as nga Neni 13 KE, ose, në rrethana të tilla si ato në procedimin kryesor, nga Direktiva 2000/78 që krijon një kuadër të përgjithshëm për trajtimin e barabartë në punësim dhe profesion, përpara se të skadojë afati i lejuar për transpozimin nga Shteti Anëtar në fjalë.
 



Njoftime

Mbylle