Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Liria e lëvizjes së personave; E drejta e qëndrimit; Asistenca shtëpiake; Kujdestar primar: C 480/08

Çështja C 480/08, GJED, Luksemburg, 23 Shkurt 2010
Maria Teixeira v London Borough of Lambeth, Secretary of State for the Home Department,
 
Fusha: Liria e lëvizjes së personave, e drejta e qëndrimit, asistenca shtëpiake, kujdestar primar i fëmijës pas divorcit, mungesa e mjeteve të nevojshme të jetesës.
 
Abstrakti i Vendimit
Çështja lidhet me interpretimin e nenit 12 të rregullores së Këshillit (KEE) Nr. 1612/68 mbi lirinë lëvizjes së punëtorëve brenda Komunitetit duke trajtuar rastin e mospranimit të aplikimit të Zj. Teixeira për asistencë shtëpiake.
 
Zj. Teixeira ishte një shtetase Portugeze që punoi nga viti 1989 – 1991 në Mbretërinë e Bashkuar. Vajza e saj Patricia lindi aty dhe prindërit e saj u divorcuan, duke ndenjur në Mbretërinë e bashkuar. Pas vitit 1991 Zj. Teixeira punoi në mënyrë të herëpashershme në Britani dhe kur Patricia shkoi në shkollë, nëna e saj ishte e papunë, por në vijim ajo kishte periudha të ndryshme pune, gjatë edukimit të mëtejshëm të vajzës deri në vitin 2005. Në 2006 me vendim gjykate Patricia shkoi të jetonte me të atin deri në vitin 2007. Në këtë periudhë e ëma aplikoi për asistencë shtëpiake për njerëzit e pastrehë, duke u nisur nga e drejta e qëndrimit në Britani, por kërkesa e saj u refuzua, për shkak se ajo nuk ishte e përshtatshme për asistencë shtëpiake.
 
Gjykata e Apelit vendosi ta çojë çështjen në GJED lidhur me faktin nëse vetëm qytetarët e BE-së e gëzojnë të drejtën e qëndrimit në Britani, nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara në Direktivën 2004/38.
 

Njoftime

Mbylle