Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Qytetaria e Bashkimit: C 34/09

Çështja C 34/09 [ dhoma e madhe], GJED, Luksemburg, 8 mars 2011
Gerardo Ruiz Zambrano kundër Office national de l’emploi (ONEm),
 
Fusha: Qytetaria e Bashkimit – Neni 20 TFEU – Dhënia e të drejtës së qëndrimit sipas të drejtës së Bashkimit Evropian një fëmije të mitur në territorin e Shtetit Anëtar ku fëmija është shtetas, pavarësisht nga ushtrimi i mëparshëm nga ai i të drejtës së tij për lëvizje të lirë në territorin e Shteteve Anëtare – në disa rrethana, dhënia e të drejtës së derivuar të qëndrimit, një të afërmi, shtetas i një vendi të tretë, tek i cili varet fëmija i mitur – pasojat e të drejtës së qëndrimit të fëmijës së mitur mbi kriteret e ligjit të punësimit që duhet të përmbushen nga i afërmi i të miturit, shtetas i vendit të tretë.
 
Abstrakti i Vendimit
Neni 20 TFEU duhet të interpretohet në kuptimin se e ndalon një Shtet Anëtar t’i refuzojë një shtetasi të një vendi të tretë, që ka fëmijë të mitur, të cilët janë qytetarë të Bashkimit Evropian, të drejtën e qëndrimit në Shtetin Anëtar të qëndrimit dhe shtetësisë së këtyre fëmijëve, dhe e ndalon t’i refuzojë dhënien e një lejeje pune këtij shtetasi të vendit të tretë, përsa kohë që vendime të tilla i privojnë këta fëmijë nga gëzimi i mirëfilltë i thelbit të të drejtave që i bashkëngjiten statusit të qytetarit të Bashkimit Evropian.
Qytetaria e Bashkimit Evropian synohet të jetë statusi themelor i shtetasve të Shteteve Anëtare. Një refuzim i tillë do të çonte në një situatë në të cilën ata fëmijë dhe qytetarë të Bashkimit do t’ju duhej të linin territorin e Bashkimit për të shoqëruar prindërit e tyre. Po kështu, sikur një leje pune të mos i jepej një personit të tillë, ai do të rrezikonte të mos kishte burime të mjaftueshme për të mbështetur veten dhe familjen e tij, gjë e cila do të çonte drejt largimit të fëmijëve, qytetarë të Bashkimit, nga territori i tij. Në këto rrethana, këta qytetarë të Bashkimit, në fakt, nuk do të ishin në gjendje të ushtronin thelbin e të drejtave që iu janë dhënë në bazë të statusit të tyre si qytetarë të Bashkimit.
 

Njoftime

Mbylle