Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Barazia e burrave e grave për sigurimet shoqërore; Pensioni suplementar; Përjashtimi nga rritja e pensionit: C 123/10

Çështja C 123/10, GJED, Luksemburg, 20 Tetor 2011 
Waltraud Brachner v Pensionsversicherungsanstalt,
 
Fusha: politikat sociale, barazia e burrave e grave për sigurimet shoqërore, skemat kombëtare të pensionit, rritja e pensionit, pensioni suplementar, diskriminimi i tërthortë, përjashtimi nga rritja e pensionit, justifikimi, mosjustifikimi i diskriminimit, banesë e përbashkët.
 
Abstrakti i Vendimit
Objekti i këtij gjykimi lidhet me politikat sociale të ndjekura për burrat lidhur me rritjen e shumave për pensionet e pleqërisë të dhëna sipas skemave të zbatuara për vitin 2008.
Nga pikëpamja ligjorevendimi i referohetneneve 1, 3(1), 4(1) të Direktivës 79/7. Legjislacioni kombëtar, Paragrafi 108(5) i Ligjit të Përgjithshëm Social (BGBl. 189/1955), Paragrafi 108f, 108h(1), 634 (10), 292 (2) dhe 293 i ASVG, ligji për procedurat kryesore të mosmarrëveshjeve.
 
Çështjet e shtruar nga gjykata për diskutim janë: nëse neni 4 i Direktivës {79/7} që lidhet me pagimin e skemave të pensionit vjetor dhe indeksimin e tij sipas ligjit për pensionet që bien ndesh me Direktivën; Nëse neni 4 i Direktivës {79/7} duhet interpretuar si pengues për zbatimin e ligjit kombëtar që rregullon rritjen e pensioneve vjetore me një shumë më të vogël potenciale për një kategori pensionistësh që marrin pensionin minimal, në krahasim me pensionistët e tjerë, e cila prek 25% të meshkujve dhe 57% të femrave, duke shërbyer si shkak për diskriminim; A mundet që një disavantazh për pensionistet femra të justifikohet me moshën më të re të daljes së tyre në pension, duke i bërë titullare të marrjes së pensionit për një kohë më të gjatë, gjatë të cilës ato marrin një pension që nuk rritet në mënyrë proporcionale, kur dispozitat që lidhen me pagesën e një të ardhure minimale të parashikuar nga ligji social (suplementi i detyrueshëm) kërkojnë të merret në konsideratë e ardhura e pensionistit tjetër që jeton në një banese të përbashkët me to, ndërkohë kur në rastin e pensionistëve të tjerë, rritja zbatohet pa marrë në konsideratë të ardhurat e bashkëshortes së pensionistit.
 
Në gjykimin e kësaj çështje, gjykata konkludoi se përqindja e femrave që preken nga disavantazhet e zbatimit të skemave është më e madhe në krahasim me burrat lidhur me rritjen e pensioneve minimale, sepse ato përjashtohen nga kjo rritje me justifikimin se dalin në moshë më herët e paguhen më gjatë me pension se burrat apo se ky është një kompensim suplementar që bëhet brenda vitit 2008. Për rrjedhojë, neni 3(1) i Direktivës duhet zbatuar në mënyrë të tillë që të mos krijojë diskriminim gjinor.
 

Njoftime

Mbylle