Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Barazia në pagë; Barazia në punësim; Sëmundjet gjatë shtatzënisë: C 191/03

Çështja C 191/03 GJED, Luksemburg, 8 Shtator 2005
North Western Health Board v Margaret McKenna,
 
Fjalët kyçe: barazia në pagë e burrave dhe grave, barazia në punësim, sëmundjet e paralindjes dhe paslindjes, sëmundjet gjatë shtatzënisë, shtatzënia, skemat e pagesës për nënat shtatzënë të sëmura.
 
Abstrakti i Vendimit
Objekti i këtij gjykimi lidhet me trajtimin e barabartë në marrëdhëniet e punësimit, diskriminimin për shkak të moshës dhe largimin nga puna për shkak të pensionit, në interpretim të Direktivës 2000/78 të KEE për të vendosur një kuadër të përgjithshëm lidhur me trajtimin e barabartë në punë dhe politikat e punësimit. Kjo çështje lidhet me mënyrën e transpozimit të Direktivës në Mbretërinë e Bashkuar për sa i përket skemave të pagesës në rastin e sëmundjeve të lidhura me shtatzëninë e punonjëseve. Nga pikëpamja ligjorevendimi i referohetnenit 141(1) dhe (2) KE, neneve 1, 3 dhe 4 të Direktivës 75/117, neneve 1(1), 2, 5 të Direktivës 76/207 dhe Ligjit Irlandez për barazinë në punësim të vitit 1998.
 
Çështjet e shtruara nga gjykata për diskutim janë: Nëse skemat e sëmundjeve të lidhura me shtatzëninë e punonjëseve janë në përputhje me Direktivën 76/207 dhe nëse kërkojnë parashikime të posaçme në rastet e mungesës në punë për shkak të këtyre sëmundjeve. Nëse këto skema janë brenda fushës së veprimit të nenit 141 të EC dhe nëse po, a është një zgjidhje në kundërshtim me direktivën e mësipërme ajo që vendos uljen e pagës së gruas që mungon në punë për shkak të paaftësisë si rezultat i sëmundjeve të lidhura me shtatzëninë, ashtu sikundër një burrë apo grua që mungon për shkak të sëmundjeve të tjera që nuk lidhen me shtatzëninë duhet të pësojë të njëjtën ulje?
 
Në gjykimin e kësaj çështje, gjykata analizoise rregulli për pagesën e femrave, që mungojnë në punë për shkak të sëmundjeve të lidhura me shtatzëninë, duhet të jetë i njëjtë me rregullin e pagesës së meshkujve që mungojnë për arsye shëndetësore dhe të mos ketë një ulje më të madhe për sëmundjet e shtatzënisë me justifikimin se ato zgjasin për një periudhë kohore më të gjatë. Trajtimi duhet të jetë i njëjtë pavarësisht nga lloji i sëmundjes apo kohëzgjatja e saj, pa dallim midis meshkujve dhe femrave.
 

Njoftime

Mbylle