Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Politika sociale; Pension pleqërie; Skema e pensionit: C 366/99

Çështja C 366/99, GJED, Luksemburg, 29 nëntor 2001
Joseph Griesmar and Ministre de l'Économie, des Finances et de l'Industrie, Ministre de la Fonction publique, de la Réforme de l'État et de la Décentralisation,
 
Fusha: Politika sociale, pension pleqërie, pagesa e barabartë për punë të barabartë, lidhja e skemës së pensionit pë nënat me pasjen e fëmijëve.
 
Abstrakti i Vendimit
Objekti i këtij gjykimi lidhet me politikat sociale, trajtimin e barabartë midis burrave dhe grave, zbatimin e nenit 119 të Traktatit të KE dhe Direktivën 79/7/EEC, duke u fokusuar në skemat e daljes në pension të civilëve dhe ushtarakëve francezë, kreditimin e shërbimit të fëmijëve të të punësuarve nëpunës civilë femra. Nga pikëpamja ligjorevendimi i referohet nenit 119 të Traktatit, nenit 4 dhe 7 të Direktivës 79/7; dhe Kodit Francez të pensionistëve civilë dhe ushtarakë.
 
Faktet e shqyrtuaratregojnë për Z. Griesmar, një magjistrat francez dhe babai i tre fëmijëve, të cilit i jepet një pension pleqërie i llogaritur mbi bazën e viteve të shërbimit të kryer prej tij. Në këto llogaritje nuk është marrë në konsideratë kreditimi i parashikuar nga neni 12(b) i Kodit Francez të pensionistëve civilë dhe ushtarakë, sipas të cilit përfitojnë nëpunëset civile femra që kanë për secilin fëmijë. Në vitin 1992 z. Griesmar ankohet para Këshillit të Shtetit nëse neni 12 (b) bie ndesh me nenin 119 të Traktatit dhe me objektivat e Direktivës 86/378/EEC. Këshilli i Shtetit e paraqiti çështjen për diskutim në Gjykatën e drejtësisë.
 
Çështjet e shtruara nga gjykata për diskutim janë:Nëse e përfshin skema e pensioneve të parashikuara nga Kodi Francez skemën e parashikuar nga neni 119 i Traktatit të Romës dhe nëse është kështu a është parimi i pagesave të barabarta i cënuar nga neni 12 (b) i Kodit Francez të pensioneve? Në të kundërt, nëse neni 119 i Traktatit nuk është i zbatueshëm, a mundet që Direktiva 79/7/EEC të ndalojë Francën që të ketë në fuqi një dispozitë të tillë diskriminuese siç është neni 12 (b). Në gjykimin e kësaj çështje, gjykata analizoi se pensionet e llogaritura sipas skemës së parashikuar nga Kodi Francez i pensioneve duhet të jenë të përputhura me skemën e nenit 119 të Traktatit. Neni 12 (b) i Kodit cënon parimin e pagesave të barabarta, duke përjashtuar nëpunësit civilë meshkuj nga përfitimi i të drejtave që lidhen me fëmijët e tyre, që llogaritet si një mënyrë kreditimi mbi skemën e pensionit të tyre. 
 

Njoftime

Mbylle