Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Politika Sociale; Masat për përmirësime në sigurinë dhe shëndetin në punë të punonjëseve shtatzënë: C 232/09

Çështja C 232/09, GjED, Luksemburg,11 Nëntor 2010
CJEU, Dita Danosa v. LKB Lizings SIA,
 
Fusha: Politika Sociale − Direktiva 92/85/KEE – Masat për të inkurajuar përmirësime në sigurinë dhe shëndetin në punë të punonjëseve shtatzënë, që kanë lindur ose ushqejnë me gji fëmijët e tyre; Ndalimi i shkarkimit të një punonjësi shtatzënë gjatë periudhës që nga fillimi i shtatzënisë deri në fund të lejes së paslindjes – Direktiva 76/207/KEE – Trajtim i barabartë për burrat dhe gratë.
 
Abstrakti i Vendimit
Kjo referencë vjen nga gjykatat Letoneze në lidhje me Direktivën e Këshillit 92/85/EEC për shëndetin dhe sigurinë në punë të punonjëseve shtatzëna. Direktiva i kërkon Shteteve Anëtare të Be-së të ndalojnë mbarimin e punësimit që nga fillimi i shtatzënisë deri në fund të lejes së paslindjes. GJED iu kërkua të shqyrtonte nëse ky ndalim zbatohej për një situatë kur një individ ishte anëtar i bordit të drejtimit të një kompanie publike, dhe nëse ky individ mund të konsiderohej si punonjës në kuadër të asaj direktive. Në këtë drejtim, ishte e domosdoshme të përcaktohej roli i anëtarëve të bordit drejtues dhe niveli i autonomisë, me të cilën vepronin ata, duke ditur se kompania në fjalë mbikëqyrej nga një asamble aksionarësh dhe një bord administratorësh. Ishte gjithashtu e nevojshme të shqyrtohej Direktiva e Këshillit 76/207/KEE për trajtimin e barabartë për burrat dhe gratë sa i takon aksesit në punësim, kualifikimit profesional dhe ngritjes në detyrë dhe kushteve të punës. Sipas Gjykatës, një anëtari të bordit drejtues të kompanisë duhet t’i jepej statusi i një të punësuari nëse: ai/ajo ofronte shërbimet për kompaninë dhe ishte pjesë integrale e saj; puna e anëtarit të bordit u krye për ca kohë nën mbikëqyrjen ose drejtimin e një organi tjetër nga kompania; dhe anëtari i bordit merrte shpërblim për ato detyra. Direktiva e Këshillit 92/85/KEE duhet të interpretohet në kuptimin që e ndalon legjislacionin kombëtar, që lejon një anëtare të bordit të hiqet nga pozicioni i saj pa kufizim kur individi në fjalë ishte “punonjëse shtatzënë”. Krahas kësaj, Gjykata vendosi se edhe sikur punonjësja mund të mos klasifikohej si “punonjëse shtatzënë” për qëllime të Direktivës së Këshillit 92/85/EEC, shkarkimi i anëtares së bordit për shkak të shtatzënisë, do të mund të ndikonte tek femrat, dhe për rrjedhojë ishte diskriminim i tërthortë për shkak të gjinisë në kundërshtim me Direktivën e Këshillit 76/207/KEE.
 

Njoftime

Mbylle