Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Politika sociale;Trajtimi i barabartë për burrat dhe gratë; Skema Franceze e pensioneve civile dhe ushtarake: C 206/00

Çështja C 206/00, GJED, Luksemburg, 13 Dhjetor 2001
Henri Mouflin kundër Recteur de l'académie de Reims
 
Fusha: Politika sociale – Trajtimi i barabartë për burrat dhe gratë – Zbatueshmëria e Nenit 119 të Traktatit të KE ose Direktiva 79/7/KEE – skema Franceze e pensioneve civile dhe ushtarake – Marrja e një pensioni me efekt të menjëhershëm vetëm për gratë
 
Abstrakti i Vendimit
Kjo çështje ka të bëjë me interpretimin e Nenit 119 të Traktatit të KE (Nenet 117 deri 120 të Traktatit të KE-së janë zëvendësuar nga Nenet 136 deri 143 KE), dhe Direktivës së Këshillit 79/7/KEE të 19 Dhjetorit 1978 për zbatimin progresiv të parimit të trajtimit të barabartë për burrat dhe gratë në çështjet e sigurimeve shoqërore. Z. Mouflin, është mësues dhe nëpunës civil në  Marne département (Francë). Ai aplikoi në bazë të Nenit L. 24-I-3 të Kodit që të lejohej të kishte të drejtat e tij të pensionit të pleqërisë me efekt të menjëhershëm në mënyrë që të ishte në gjendje të kujdesej për bashkëshorten e tij që vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Një urdhër i dytë i Inspecteur d'Académie, që i referohej një letre të 6 Nëntorit 1998 nga Ministri i Arsimit, nënvizonte se “e drejta e daljes në pension për tu kujdesur për një bashkëshort invalid i rezervohet ekskluzivisht nëpunëseve civile femra”. Përpara GJED shtrohet pyetja nëse parimi i pagës së barabartë është shkelur nga dispozitat e Nenit L. 24-I-3. të Kodit Civil dhe Ushtarak të Pensioneve?
 

Njoftime

Mbylle