Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

KEE Marrëveshja e Asocimit e Turqisë: C 325/05

Çështja C 325/05, GJED Luksemburg, 18 Korrik 2007
Ismail Derin v. Landkreis Darmstadt-Dieburg,
 
Fusha: KEE Marrëveshja e Asocimit e Turqisë – Neni 7/1 i Vendimit Nr. 1/80 të Këshillit të Asocimit ‘nënshtetasit turq në moshë më të madhe se 21 vjeç nuk duhet të varen nga prindërit e tyre’ – humbja e të drejtave që lidhen me aksesin në punësim dhe me të drejtën e banimit – Neni 59 i Protokollit Shtesë ‘Trajtim më i favorshëm se qytetarët e Shteteve Anëtare’ – Dënim penal – Kushte që lidhen me procedurën e humbjes së të drejtave të fituara – Përputhshmëria me rregullin sipas të cilit Republika e Turqisë nuk mund të këtë një trajtim më të favorshëm se sa trajtimi që aplikohet nga Shtetet Anëtarë.
 
Abstrakti i Vendimit
Problematika e çështjes lidhet me interpretimin e Nenit 59 të Protokollit Shtesë të nënshkruar në 23 Nëntor 1970 në Bruksel dhe miratuar me Rregulloren e Këshillit (KEE) 2760/72 si dhe të Nenit 6, 7 dhe 14 të Vendimit Nr. 1/80 të Këshillit të Shoqatës të 19 Shtatorit 1980, për krijimin dhe zhvillimin e tij. Këshilli i Shoqatës u krijua nga marrëveshja midis Komunitetit Ekonomik Evropian dhe Turqisë, në vitin 1963, miratuar me Vendimin 64/732/KEE (23 Dhjetor 1963).
Procedimi filloi nga z. Derin, një shtetas turk ndaj distriktit administrativ të Darmstadt-Dieburg (Gjermani) lidhur me procedurën e dëbimit nga territori i shtetit gjerman.
 

Njoftime

Mbylle