Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Trajtimi i Barabartë; Akses në punësim; Moshë limit; Diskriminim i burrave të ve: C 319/03

Çështja C 319/03, GJED, Luksemburg, 30 Shtator 2004
Serge Briheche kundër Ministrisë së e Brendshme, e Sigurisë së Brendshme dhe e Lirive Lokale
 
Fusha:Politika Sociale Trajtimi i Barabartë – Direktiva 76/207 – Aksesi tek punësimi – dispozitat që i rezervojnë grave të veja që nuk janë rimartuar përfitimin e një përjashtimi nga limiti i moshës për të hyrë në administratë)
 
Abstrakti i Vendimit
Çështja e përcjellë nga Gjykata Administrative e Parisit shtron pyetjen nëse Direktiva e Këshillit e 9 Shkurtit 1976 për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë për burra dhe gra në lidhje me aksesin në punësim, ngritjen në detyrë dhe trajnimin profesional, dhe kushtet e punës e parandalon dispozitën e Neni 8 të Ligjit Francez Nr. 75-3 të 3 Janarit 1975, i ndryshuar me Ligjin 79-569 e 7 Korrikut 1979 dhe Ligjin Nr. 2001-397 të 9 Majit 2001  (më pas i quajtur “ligji përkatës”), aq sa i përjashton gratë e veja që nuk janë martuar nga kufiri i moshës për rekrutim në administratë. Direktiva e Këshillit 76/207/EEC e 9 Shkurtit 1976 për implementimin e parimit të trajtimit të barabartë për burra dhe gra në lidhje me punësimin, trajnimin profesional dhe ngritjen në detyre, dhe kushtet e punës dhe Neni 141(4) EC e parandalon legjislacionin kombëtar si p.sh. Nenin 8 të ligjit francez Nr 75-3, te ndryshuar, për aq sa ajo diskriminon ndërmjet grave të veja dhe burrave të ve, që nuk janë rimartuar në lidhje me kufirin e moshës të imponuar për aksesin tek pozicionet e punës në administratë, pa u synuar ose për heqjen e pabarazive aktuale ose për kompensimin për to.
 

Njoftime

Mbylle