Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Pagë e barabartë; Barrë e provës; Diskriminim Indirek: C 17/05

Çështja C 17/05, GJED, Luksemburg, 3 tetor 2006
B.F. Cadman kundër Autoriteti i Shëndetit dhe Sigurisë
 
Fusha: Pagë e barabartë për punonjësit femra dhe meshkuj; barrë e provës; përdorimi i kohëzgjatjes së shërbimit si kriter për një sistem pagese; Diskriminim Indirek; Justifikim objektiv.
 
Abstrakti i Vendimit
Kjo çështje ka të bëjë me zhvillimin e praktikës gjyqësore komunitare që lidhet me pagën e barabartë. Në qendër të debatit është zbatueshmëria e vazhdueshme e vendimit gjyqësor Danfoss, i cili vendosi që përdorimi i kohës së shërbimit si kriter në sistemin e pagave nuk nevojitet të justifikohet nga punëdhënësi, edhe sikur të jetë në disavantazh të grave, përderisa “kohëzgjatja e shërbimit ecën përkrah me përvojën dhe përderisa përvoja zakonisht i mundëson punonjësit të kryejë detyrat më mirë”. Çështja aktuale nuk vë direkt në dyshim sistemet e pagave që përdorin kohëzgjatjen e shërbimit si kriter pagesash, por indirekt mund t’i ndikojë këto sisteme. Së pari, ajo që është në rrezik është caktimi i barrës së provës ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit në përcaktimin nëse mund të justifikohet diskriminimi direkt që lind nga përdorimi nga sistemi i pagesave të kohëzgjatjes në shërbim si kriter, dhe së dyti, natyra e justifikimit të kërkuar dhe shkalla e barrës së provës. Nëse pranohet si rregull i përgjithshëm që kohëzgjatja në shërbim është një autorizim i vlefshëm për shpërblimin e përvojës dhe efikasitetit, atëherë do të jetë e pamundur për një punonjës të sfidojë sistemin e pagesave që mbështetet në kohëzgjatjen e shërbimit edhe sikur një sistem i tillë në fakt është në disavantazh të grave. Nga ana e kundërt, është gjetur se, një punëdhënës duhet të justifikojë çdo ndryshim në trajtim, që del nga përdorimi i kohëzgjatjes së shërbimit si një kriter në sistemin e pagesave; mund të jetë e vështirë për punëdhënësin të japë prova të sakta dhe të detajuara të shkallës sipas të cilës efikasiteti dhe prodhimtaria rriten me vjetërsinë.
 



Njoftime

Mbylle