Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Mënyra e llogaritjes së pensionit të pleqërisë; Kontributet e sigurimeve shoqërore; Shtetësia: C 331/06

Çështja C 331/06, GJED, Luksemburg,  3 Prill 2008
K.D. Chuck v Raad van Bestuur van de Sociale Verzekeringsbank,
 
Fusha: mënyra e llogaritjes së pensionit të pleqërisë, aplikimi për pension, kontributet e sigurimeve shoqërore, rezidenca, shtetësia, mosha për pension, lëvizje e lirë nga një shtet në tjetrin.
 
Abstrakt i Vendimit
Objekti i këtij gjykimi lidhet me sigurimin e moshave të vjetra në rastin kur subjektet që janë të kombësisë së një vendi anëtar kanë kontribute shoqërore në vende të ndryshme. Çështja trajton mënyrën e llogaritjes së pensionit për këtë kategori, si dhe mënyrën e aplikimit për pension, kur nuk je rezident në një vend jo anëtar.
 
Nga pikëpamja ligjore,vendimi i referohet neneve 2, 10, 48 të rregullores Nr.1408/71 mbi Efektet e sigurimit të detyrueshëm për rimbursimet e kontributeve; Regullorja (EEC) Nr.574/72 e Këshillit, Neni 6(1), 7 të Ligjit mbi moshat e pensionit (AOW) në Holandë.
Faktet e shqyrtuaratregojnë për Z. Chuck, një qytetar i Mbretërisë së Bashkuar, që punonte dhe ishte resident në Hollandë nga shtatori 1972 – Prill 1975 dhe Janar 1976 - Dhjetor 1977. Në nëntë muaj ndërmjet kësaj periudhe, aplikanti punoi në Danimarkë ku pagoi sigurimet shoqërore ku arriti moshën 65 vjeç. Nga Janari 1978 ai ishte resident në SHBA. Me të arritur moshën 65 vjec ai paraqiti këkrkesë për pension tek SVB dhe iu akordua pensioni dhe një suplement nga Dhjetori 2000, nga i cili ishte ulur 90% për shkak të 45 vjetëve gjatë të cilave ai nuk kishte qënë i siguruar. Për llogari të shumës së pensionit nuk u morën në konsideratë periudhat e siguruara në Danimarkë me arsyetimin se Z. Chuck nuk ishte resident në një vend anëtar dhe sipas SVB, nuk mund të përfitonte nga neni 48 i Rregullores Nr.1408/71. Z. Chuck apeloi në gjykatën e Amsterdamit dhe ajo në vitin 2006 e paraqiti çështjen në Gjykatën e Drejtësisë.
Në gjykimin e kësaj çështjeje, gjykata analizoi se institucionet kompetente mbi aplikimin e skemave sigurisë sociale ndaj punonjësve, të vetpunësuarve apo familjeve të tyre, që lëvizin brenda Komunitetit për arsye pune, duhet të llogarisin njëlloj periudhat e punës nga njëri vend në tjetrin, pavarësisht se në momentin e aplikimit personi ka qenë rezident në një vend jo-anëtar.
 

Njoftime

Mbylle