Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aksesi në arsim; Shtetësia; Studimet në fushën e shëndetit publik: C 73/08

Çështja C 73/08, GJED, Luksemburg, 13 Prill 2010
Nicolas Bressol and Others, Céline Chaverot and Others v Gouvernement de la Communauté française
 
Fusha: Aksesi në arsim, kufizimi i listave të studentëve jo rezident, shtetësia, studimet në fushën e shëndetit publik, fusha mjekësore dhe paramjekësore, parimi i proporcionalitetit, roli i komunitetit.
 
Abstrakt i Vendimit
Objekti i këtij gjykimi lidhet me kushtetutshmërinë së dekretit të Komunitetit Francez që rregullon numrin e studentëve në disa programe të studimeve universitare të arsimit të lartë. Ai i referohet aksesit në arsimin e lartë, lëvizjes së lirë të njerëzve nga njëri shtet anëtar në tjetrin me qëllim që të ndjekin studimet atje, si dhe kufizimin e listave të studentëve jo-rezident nga kurset universitare në fushën e shëndetit publik.
Nga pikëpamja ligjorevendimi i referohet neneve 2(2) dhe 13 (2) të Marrëveshjes Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, 1966 ; neneve 3(1) dhe 24(1) të Direktivës 2004/38/EC të Parlamentit Evropian; si dhe nenet 1-9 të Dekretit, lidhur me edukimin e lartë.
 
Çështja e shtruar për diskutim nga Gjykata Kushtetuese Franceze është nëse dekreti i komunitetit është i kundraligjshëm për shkak se krijon diskriminim duke kufizuar numrin e studentëve jorezident të regjistrohen për herë të parë në universitete në mjekësi apo degët paramjekësore.
 



Njoftime

Mbylle