Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Diskriminim indirekt; Punë part time; Pagë e barabartë: C 285/02

Çështja C 285/02, GJED, Luksemburg, 27 Maj 2004
Edeltraud Elsner-Lakeberg kundër. Land Nordrhein-Westfalen
 
Fusha: Politikë sociale; diskriminim indirekt; punë me kohë të plotë e punë me kohë të pjesshme; mësues part time; orë shtesë; pagë e barabartë; Neni 141 TBE; Direktiva 75/117
 
Abstrakt i Vendimit
Gjykatës i kërkohet të thotë nëse parimi i pagës së barabartë për burra dhe gra cenohet nga legjislacioni Gjerman, i cili parashikon se mësuesit me kohë të plotë dhe ata me kohë të pjesshme mund të jenë të detyruar të punojnë për një numër shtesë orësh përpara se të fitojnë të drejtën për një pagesë suplementare. Në çështjen aktuale efekti i legjislacionit kombëtar është se një punonjës me kohë të pjesshme, i kontraktuar për të punuar 15 orë, i cili punon për 2.5 orë shtesë dhe që punon pra 17.5 orë në total, do të paguhet vetëm për 15 orët e punës dhe për rrjedhim nuk do të merrte pagesën e përgjithshme të njëjtë siç do të merrte një punonjës me kohë të plotë për 17.5 orët e punuara. Në bazë të praktikës gjyqësore të Gjykatës, ekziston një trajtim i ndryshëm i punonjësve me kohët të pjesshme dhe atyre me kohë të plotë. Legjislacioni prek në mënyrë të konsiderueshme më shumë gratë sesa burrat ndërkohë që nuk ka asnjë tregues për ndonjë justifikim të ndryshimit në trajtim. Neni 141 i TBE-së dhe nenin 1 të Direktivës 75/117 mbi përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me zbatimin e parimit të pagës së barabartë për burrat dhe gratë, duhet të interpretohet si pengesë për legjislacionin kombëtar që parashikon se mësuesit me kohë të pjesshme dhe me kohë të plotë, nuk do të marrin asnjë kompensim për orë shtesë të punës, kur kjo punë shtesë nuk i kalon tri orë në muaj kalendarik, në qoftë se trajtimi i ndryshëm prek gratë në mënyrë të konsiderueshme më shumë se meshkujt dhe në qoftë se nuk ka ndonjë objektiv që nuk ka lidhje me gjininë i cili justifikon ndryshimin në trajtim ose që nuk ndikon për të arritur objektivat e caktuara të barazisë.
 

Njoftime

Mbylle