Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Trajtimi i barabartë për gratë dhe burrat; Vendet e rezervuara vetëm për fëmijët e zyrtareve femra: C 476/99

Çështja C 476/99, GJED, Luksemburg, 19 Mars 2002
H. Lommers dhe Minister van Landbouw, Natuurbeheer en Visserij.
 
Fusha: Politika sociale, trajtimi i barabartë për gratë dhe burrat, masat për promovimin e barazisë ndërmjet burrave dhe grave, qendrat e kujdesit ndaj, vendet e rezervuara vetëm për fëmijët e zyrtareve femra.
 
Abstrakt i Vendimit
Objekti i këtij gjykimi lidhet me rastin e rezervimit të të drejtës për të pasur në vendet të punës të punonjëseve gra në Ministrinë e Bujqësisë, një shërbim infermierie e kujdesi për fëmijët e tyre dhe mosdhënien e kësaj të drejte për fëmijët e punonjësve burra të Ministrisë.
Çështja e shtruar nga gjykata për diskutim është nëse nenet2(1) dhe (4) të  Direktivës 76/207/EEC mbi zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë në punë për burrat e gratë, përsa i përket parashikimit të rregullave që lidhen me kushtet e punës kur ato parashikojnë vetëm gëzimin e të drejtave të grave punonjëse për të përfituar nga zgjidhja e dhënë në Ministri, ku këshillohet stafi femëror i Ministrisë të përdorë një sasi vendesh për shërbime kujdesi ndaj fëmijëve, ndërkohë kërkohet t’i rezervohet një vend për fëmijën e tij njërit nga të punësuarit meshkuj në Ministri.
Nga pikëpamja ligjorevendimi i referohetneneve2/1, 4 dhe 5 të Direktivës76/207/EECdhe Rekomandimit të Këshillit 84/635/EEC; neneve1a dhe 5 të Ligjit për trajtim të barabartë, (WGB), që parashikojnë marrjen e masave në sektorin publik që do të ulin pabarazinë e shtetasve për shkak të gjinisë.
Në gjykimin e kësaj çështjeje, gjykata analizoi se nenet objekt gjykimi nuk e përjashtojnë skemën e vendosur nga Ministria, ndërkohë kur përdorimi i saj kushtëzohet nga një pamundësi për të krijuar vende për kujdesin ndaj fëmijëve për të gjithë punonjësit dhe, për këtë arsye, i referohet vetëm stafit femëror. Megjithatë përjashtim mund të bëhet për stafin e burrave që kujdesen vetë për fëmijët dhe nuk asistohen nga bashkëshortet e tyre. Në këtë rast ata do të trajtohen njëlloj si stafi femëror i Ministrisë.
 



Njoftime

Mbylle