Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Politika sociale; Kalimi në një kategori më të lartë page: C 284/02

Çështja C 284/02, GJED, Luksemburg, 18.11.2004
Land Brandenburg kundër Ursula Sass,
 
Fusha: Politika sociale, paga e barabartë, trajtimi i barabartë, leja e lindjes, kalimi në një kategori më të lartë page.
 
Abstrakt i Vendimit
Objekti i këtij gjykimi lidhet me politikat sociale të ndjekura për burrat dhe gratë dhe më konkretisht me lejen e shtatzënisë të rregulluar në afate të ndryshme nga legjislacioni kombëtar. Nga pikëpamja ligjorevendimi i referohetnenit 141 tëEC,Direktivës 76/207, si dhe nenit 8 të Direktivës 92/85 që parashikon se të drejtën për të gëzuar amësinë të paktën 14 javë pas lindjes duke përfshirë edhe një periudhë të detyrueshme leje shtatzënie prej dy javësh.
Nga ]çështja rezulton se, Zj. Sass është një shtetase gjermane e punësuar si menaxhere prodhimi që nga 1 korriku 1982. Në momentin e lindjes në vitin 1987, të fëmijës së saj të dytë marrëdhënia e punës rregullohej nga AGB DDR dhe periudha e punësimit u mor në konsideratë në çastin e transferimit të saj. Deri në 7 Maj 1998, Zj. Sass merrte pagën e parashikuar nga kategoria IIa e BAT. Pas këtij moment ajo u riklasifikua në një detyrë më të lartë, me një pagë më të lartë në kategorinë Ib, rasti 2. Landi i Brandenburgut llogariti 8 javët e para të lejes së lindjes, që kishte marrë Znj. Sass sipas Paragrafit 244 të AGB-DDR, për periudhën e kualifikimit të 15 viteve të kërkuar për klasifikimin në një kategori të më të lartë sipas shkallës BAT-O, por jo 12 javët pasuese, prandaj Znj. Sass ngriti padi para gjykatës kombëtare të shkallës së parë duke kërkuar pagimin e 20 javëve të lejes së shtatzënisë. Gjykata e pranoi kërkesën e saj dhe gjykata referuese e solli çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Drejtësisë.
 
Çështja e shtruar nga gjykata për diskutim ështënëse neni 141iEC dhe Direktiva 76/207 e përjashton marrëveshjen kolektive, siç është BAT-i, nga llogaritja e periudhës kohore të kualifikuar si të nevojshme për të ushtruar amësinë, më gjatë se 8 javë, (nga sa është parashikuar nga legjislacioni kombëtar), në 20 javë që pretendon kërkuesja.
 
Gjykata përfundimisht analizoi se Direktiva e Këshillit 76/207/EEC e 9 Shkurtit 1976 për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë për burrat e ndalon një marrëveshje kolektive, nga përjashtimi, i asaj pjese të periudhës gjatë të cilës mori leje lindjeje punonjësja femër, ndërkohë kur në legjislacionin e ish Republikës Demokratike të Gjermanisë, tejkalohej me 12 javë periudha mbrojtëse prej tetë javësh e parashikuar nga legjislacioni i Republikës Federale të Gjermanisë. Në këto kushte GJED vlerëson se i takon gjykatës kombëtare të përcaktojë nëse janë përmbushur këto kushte.
 



Njoftime

Mbylle