Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Trajtim i barabartë midis burrave dhe grave; Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve; Primi i sigurimit: C 236/09

Çështja C-236/09, GJED, Luksemburg, 1 Mars 2011
Shoqata Belge e Konsumatorëve Test-Achats ASBL, Yann van Vugt, Charles Basselier kundër Këshillit të Ministrave,
 
Fusha: Trajtim i barabartë midis burrave dhe grave, aspekti social, sigurimi, qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve, diskriminim me bazë gjinore, primi i sigurimit, primi uniseks, pavlefshmëri e Direktivës.
 
Abstrakt i Vendimit
Objekti i këtij gjykimi lidhet me vlefshmërinë e nenit 5(2) të Direktivës së Këshillit 2004/113/EC të 13 Dhjetorit 2004 për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë midis burrit e gruas në fushën e qarkullimit të mallrave e të shërbimeve, lidhur me anullimin e ligjit të 21 Dhjetorit 2007, që u amendua lidhur me trajtimin gjinor të cështjeve të sigurimit dhe ligjit të 10 Majit 2007 që luftonte diskriminimin midis burrave dhe grave. Gjykata Kushtetuese vendosi që të çojë për vlefshmëri lidhur me një Direktivë të BE-së. Nga pikëpamja ligjore vendimi i referohetDirektivës 2004/113 të miratuar në bazë të nenit 13(1) EC. Recitalet 1, 4, 5, 12, 15, 18 dhe 19, ku parashikohet se barazia midis burrave dhe grave është parim themelor i BE-së. Kjo direktivë vepron si për diskriminimin e drejtpërdrejtë, ashtu edhe për atë të tërthortë.
Në gjykimin e kësaj çështje, gjykata analizoi se parimi i trajtimit të barabartë kërkon që situata të ngjashme apo të krahasueshme nuk mund të trajtohen në mënyra të ndryshme dhe situata të ndryshme nuk mund të trajtohen në mënyrë të njëjtë, përveç rasteve kur një gjë e tillë është e justifikuar objektivisht. Gjykata evidenton riskun që kjo dispozitë punon kundër objektivit për trajtim të barabartë midis burrave dhe grave në fushën e sigurimit dhe kujdesit shëndetësor, dhe bie ndesh me qëllimin e Direktivës 2004/113, dhe me nenet 21 e 23 të Charter-it. Për sa më sipër, gjykata vendosi që kjo dispozitë të shpallet e pavlefshme derisa të kalojë afati i periudhës transitore.
 

Njoftime

Mbylle