Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Punë me atmosferë me trysni të lartë; zhytëse; miniera: C 203/03

 

Çështja C 203/03, GJED, Luksemburg, 1 shkurt 2005
Komisioni i Komuniteteve Evropiane kundër Republikës së Austrisë
 
Fusha: ndalim i rekrutimit të grave në poste specifike në industrinë e minierave dhe në poste që kanë të bëjnë me punë me atmosferë me trysni të lartë dhe si zhytëse; papajtueshmëri me Nenet 2 dhe 3 të Direktivës për Trajtim të Barabartë (2)
 
Abstrakt i Vendimit
Në këtë padi të ngritur në bazë të Nenit 226 EC, Komisioni pretendon se legjislacioni Austriak që ndalon rekrutimin e grave në poste specifike në industrinë e minierave dhe në poste që kanë të bëjnë me punë me atmosferë me trysni të lartë dhe si zhytëse është i papajtueshëm me Nenet 2 dhe 3 të Direktivës për Trajtim të Barabartë (2) (“Direktiva”). Me letrën e 29 Shtatorit 1998 Komisioni i shkroi autoriteteve austriake për t’ju kërkuar informacion të detajuar për ndalimin e rekrutimit të grave në poste specifike në industrinë minerare dhe në poste që kanë të bëjnë me punë në atmosferën me trysni të lartë. Austria u pajtua me këtë kërkesë me letrën e 2 Marsit 1999. Ajo i dërgoi Komisionit dispozitat përkatëse të Ligjit të 1938-s dhe Ligjit të 1973-it referuar në derogimin e Nenit 2(3) të Direktivës dhe shprehimisht deklaroi se nuk kishte për qëllim të ndryshonte rregullat për punësimin e grave në miniera. Fakti se ndalimi i grave për të punuar në një atmosferë hiperbarike ka dy përjashtime të limituara (në kontrast me ndalimin e përgjithshëm për gratë në zhytje, e cila nuk lejon përjashtime) nuk e bën atë të pajtueshëm me Direktivën. Së pari, Gjykata ka deklaruar qartë se parimi i trajtimit të barabartë nuk lejon një përjashtim të përgjithshëm të grave nga një punësim i caktuar, edhe sikur të ketë përjashtime, një punësim i tillë nuk është i ndaluar për burrat. Së dyti, është e qartë në çdo rast se përjashtimet nuk justifikohen objektivisht brenda kuptimit të Nenit 2(3) sepse ato lejojnë gratë vetëm të kenë një rol mbikëqyrës ose të punonjës në atmosfera hiperbarike, e cila nuk ka të bëjë me tendosje të tepër fizike nga trupat e tyre. Për këtë arsye, ato nuk bien brenda kategorisë së dërgimeve të lidhura me shtatzëninë ose amësinë, që parashikohen nga Neni 2(3).
 

Njoftime

Mbylle