Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Politika sociale; Pagë e barabartë; Trajtim i barabartë; Leje shtatzënie; Ngritje në detyrë: C 284/02

 

Çështja C 284/02GJED, Luksemburg, 18 Nëntor 2004
Land Brandenburg kundër Ursula Sass
 
Fusha: (Interpretim i Nenit 119 të Traktatit të BE-së (tani Neni 141 i BE) dhe Direktiva e Këshillit 76/207/EEC në lidhje me implementimin e parimit të trajtimit të barabartë për meshkuj dhe femra përsa i përket aksesit në punësim, ngritje në detyrë dhe trajnimit profesional, dhe kushteve në punë – marrëveshje kolektive, në bazë të të cilës periudha e leje së lindjes merret parasysh për qëllime të rritjes në detyrë – Marrëveshje kolektive, efekti i së cilës është të sjellë periudhën e përshtatshme të lindjes të dhënë në bazë të dispozitave të Republikës Demokratike Gjermane të zbatueshme në atë kohë, në përputhje me periudhën e parashikuar nga legjislacioni i Republikës Federale të Gjermanisë)
 
Abstrakti i Vendimit
Në këtë rast, në veçanti, trajton çështja nëse diferenca në trajtim ndërmjet regjimit ligjor që rregullon lejen e lindjes në ish Republikën Demokratike të Gjermanisë dhe marrëveshjes ligjore korresponduese në Republikën Federale të Gjermanisë përbën diskriminim në bazë të gjinisë. Zj.Ursula Sass ishte punësuar si menaxhere prodhimi në Shkollën e Lartë të Filmit dhe Televizionit 'Konrad Wolf ' në Potsdam që nga viti 1982. Kur i lindi fëmija i saj i dytë, në 27 Janar 1987, ajo jetonte në Republikën Demokratike Gjermane. Marrëdhënia e saj e punësimit për këtë arsye rregullohej nga Kodi i Punës. Pas lindjes së fëmijës, ajo mori lejen e amësisë për 20 javë në përputhje me paragrafin 244 të Kodit të Punës. Mbas ribashkimit të Gjermanisë, marrëdhënia e saj e punësimit u transferua në Landin e Brandenburgut. Në bazë të një kontrate individuale punësimi, marrëdhënia e saj e punës që në atë moment e tutje rregullohej nga Marrëveshja Kolektive për Punonjësit Federalë. Ajo pretendon se klasifikimi i saj në një gradë më të lartë page 12 javë më vonë sesa një burrë, që ka të njëjtin pozicion, që punon për të njëjtin punëdhënës dhe që ka filluar në të njëjtën datë, është për shkak të një diference në trajtim për shkak të seksit dhe për rrjedhojë është shkelje e Nenit 141 EC. Land-i llogariti asaj vetëm tetë javët e para të lejes së lindjes pas lehonisë drejt periudhës kualifikuese 15 vjeçare të kërkuar për klasifikimin në një shkallë më të lartë page, por jo 12 javët pasuese. Ajo pretendon se interpretimi në këtë mënyrë i dispozitave çon drejt diskriminimit të paligjshëm të grave. 20. Gjykata Federale për Çështjet  e Punës vendosi ta përcjellë çështjen në Gjykatën e Drejtësisë për një vendim paraprak: 'A e ndalon Neni 119 i Traktatit të BE-së (tani Neni 141 i BE) dhe Direktiva 76/207/EEC,  një dispozitë të marrëveshjes kolektive sipas të cilës, periudhat, gjatë të cilave marrëdhënia e punësimit është pezull, nuk llogariten për periudhën kualifikuese, përjashtimin e periudhës gjatë të cilës marrëdhënia e punësimit ishte pezull për shkak se punëmarrësi në fjalë, me skadimin e periudhës tetë-javore të mbrojtjes sipas Paragrafit 6 të Ligjit për Mbrojtjen e Amësisë, pretendoi leje lindjeje sipas Paragrafit 244(1) të Kodit të Punës të Republikës Demokratike Gjermane të 16 Qershorit 1977 deri në fund të javës së 20-të mbas lehonisë?’ 
 

Njoftime

Mbylle