Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Trajtim i barabartë; Çështje të punësimit dhe profesionit; Pension pleqërie: C 356/09

 

Çështja C 356/09, GjED, Luksemburg, 18 Nëntor 2010
Pensionsversicherungsanstalt kundër Christine Kleist

Fusha: Politika sociale – trajtim i barabartë për burrat dhe gratë në çështjet e punësimit dhe profesionit – Direktiva 76/207/EEC – Neni 3(1)(c) – rregullat kombëtare lehtësojnë shkarkimin e punonjësve që kanë fituar të drejtën për të tërhequr pensionin e tyre të pleqërisë – objektivi i nxitjes së punësimit për të rinjtë – rregullat kombëtare përcaktojnë moshën e të drejtës për një pension pleqërie 60 vjeç për gratë dhe 65 vjeç për burrat.


Abstrakt i Vendimit
Çështja CJEU, Pensionsversicherungsanstalt v. Christine Kleist C-356/09, 18 Nëntor 2010
Çështja referohet për një vendim paraprak nga Gjykata e Lartë e Austrisë dhe ka të bëjë me interpretimin e Nenit 3(1) të Direktivës së Këshillit 76/207/EEC (ndryshuar nga Direktiva 2002/73/EC për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë për burrat dhe gratë në lidhje me aksesin tek punësimi, trajnimin profesional dhe ngritjen në detyrë). Neni 3 (1) i ndalon çdo lloj diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë gjinor në sektorët publikë dhe privatë në lidhje me punësimin dhe kushtet e punës, duke përfshirë pagën dhe shkarkimet nga puna. Gjykata austriake pyeti nëse Neni 3 (1) i pengon rregullat kombëtare të cilat i lejojnë një punëdhënësi publik të shkarkojë punonjësit, të cilët mund të tërheqin pensionin e tyre, në rrethana ku burrat dhe gratë kishin të drejtë të kishin një pension në mosha të ndryshme. Legjislacioni austriak theksoi se mosha e pensionit për gratë ishte 60, ndërsa për burrat ishte 65. Gjykata konstatoi se kjo është një dallim në trajtimin e bazuar direkt në seks. Në këtë rast, rregullat kombëtare ishin të destinuara për të qeverisur rrethanat në të cilat punonjësit mund të shkarkohet. GjED vendosi, pra, se rregullat kombëtare përbënin diskriminim të drejtpërdrejtë në bazë të gjinisë. 
 

Njoftime

Mbylle