Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Politika Sociale; Leja e lindjes; Mëmësia; C 104/09

 

 Çështja  C 104/09, GJED, Luksemburg, 30 Shtator 2010
Pedro Manuel Roca Álvarez  v Sesa Start España ETT SA,
 

Fusha: politikat sociale, ushqyerja me gji, leja e lindjes, shkëputja nga puna për 9 muaj paslindjes, nëna e punësuar, babai i punësuar, nëna e papunësuar, kushtet e shtatzanisë, mëmësia.

Abstrakt i Vendimit
Objekti i këtij gjykimi lidhet me politikat sociale të ndjekura për burrat dhe gratë e punësuar mbështetur në Direktivën 76/207/ të EEC, nenet 2 dhe 5 që lidhen me të drejtën për t’u shkëputur për nënat e punësuara, përdorimi i mundshëm i kohës së ushqyerjes me gji nga nëna e punësuar. Përjashtimi nga e drejta për t’u larguar për shkak të ushqyerjes së fëmijës nga një baba i punësuar. Nga pikëpamja ligjorevendimi i referohetneneve 1(1) e 5 të Direktivës 76/207; në planin kombëtar i referohet nenit 1(1) tëLigjit 8/1980 mbi Statutin e punëtorëve; neni 37(4) i këtij ligji.
Çështja e shtruar nga gjykata për diskutim është: nëse Direktiva76/207 duhet të interpretohet si parathënie e një mase kombëtare e cila të parashikojë që punonjëset femra që janë nëna të punësuara kanë të drejtë në mënyra të ndryshme të largohen nga puna për të ushqyer fëmijët e tyre, (gjatë nëntë muajve të parë të lindjes), ndërkohë që baballarët e punësuar nuk e kanë këtë të drejtë, nëse nëna e fëmijës është po ashtu e punësuar.
Në gjykimin e kësaj çështje, gjykata analizoi se Direktiva 76/207/EEC duhet të interpretohet si një parathënie e masave kombëtare duke parashikuar që punonjëset femra që janë nëna të punësuara kanë të drejtë në mënyra të ndryshme të largohen nga puna për të ushqyer fëmijët e tyre, gjatë nëntë muajve të parë të lindjes, ndërkohë që baballarët e punësuar nuk e kanë këtë të drejtë, nëse nëna e fëmijës është po ashtu e punësuar.
 



Njoftime

Mbylle