Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Dhuna në familje; E drejta e jetës; Mjete efektive: Branko Tomašić dhe të tjerë kundër Kroacisë

Çështja Nr. [46598/06], GJEDNJ, Strasburg, 15 janar 2009 [Seksioni I]
Branko Tomašic dhe të tjerë kundër Kroacisë 
 
Fusha: Dhuna në familje; E drejta e jetës; Mjete efektive; Veprime pozitive; Hetim efektiv; Neni 2 dhe neni 13 i KEDNj.
 
 
Abstrakt i Vendimit
kjo çështje ka të bëjë me shkeljen e detyrimeve pozitive që ka shteti me qëllim që të mbrojë jetën e personave ndaj dhunës në familje të cilët kërcënohen për vdekje, duke marrë masat adekuate, mbështetur në nenin 2 të KEDNJ. Aplikantët janë të afërmit e M.T. dhe fëmijës së saj të mitur, V.T, të dy të vranë në gusht 2006 nga M.M, përkatësisht ati i fëmijës. Nga faktet rezulton se M.T. dhe M.M. kishin jetuar së bashku në shtëpinë e prindërve të M.T deri në korrik të vitit 2005. Mandej M.M kishte lëvizur për shkak të mosmarrëveshjeve me anëtarët e familjes. Në janar të 2006 M.T. kishte paraqitur një padi penale kundër M.M. për shkak të kërcënime për vdekje bërë nga ana e këtij të fundit. Sipas një vlerësimi psikiatrik, autoritetet ishin informuar se M.M kishte shumë të ngjarë të përsëriste vepra të ngjashme në të ardhmen dhe nënvizohej nevoja për trajtimin e tij psikiatrik. Më 15 mars 2006 Gjykata Komunale e kishte gjetur M.M fajtor sepse ai në mënyrë të përsëritur kishte kërcënuar se do të vrasë veten, M.T dhe fëmijën e tyre V.T me një bombë. Ai u dënua me pesë muaj burg, dhe si një masë sigurie, ishte urdhëruar që të ketë trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Më 28 prill 2006 Gjykata e shkallës së dytë kishte reduktuar kohëzgjatjen e dënimit të tij me burgu dhe të trajtimit. M.M. u lirua më 3 korrik 2006. Më 15 gusht 2006 ai qëlloi për vdekje M.T. dhe V.T. dhe mandej kishte kryer vetëvrasje duke u kthyer të njëjtën armë nga vetja.
 



Njoftime

Mbylle