Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Leje prindërore; Pension invaliditeti; Sigurime shoqërore: C 537/07

Çështja C 537/07, GJED Luksemburg, 16 Korrik 2009
Evangelina Gómez-Limón Sánchez-Camacho v. Instituto Nacional de la Seguridad Social (INSS), Tesorería General de la Seguridad Social, Alcampo SA, Spain
 
Fusha: Politikat sociale – Direktiva e Këshillit 96/34/KE – Marrëveshja Kuadër për lejen për kujdesje prindërore – të drejtat e fituara apo që duhet të fitohen në fillim të lejes – vazhdimi i marrjes së përfitimeve nga sigurimet shoqërore gjatë kohës së lejes – Direktiva 79/7/KEE – Parimi i trajtimit të barabartë të burrave dhe grave për çështje që lidhen me sigurimet shoqërore – fitimi i të drejtave për pensionin të përhershëm të invaliditetit gjatë periudhës së lejes për kujdesje prindërore. 
 
Abstrakti i Vendimit
Problematika e çështjes lidhet me interpretimin e Nenit 2(6) dhe (8) të Marrëveshjes Kuadër për lejet e kujdesjeve prindërore nënshkruar në 14 Dhjetor 1995, bashkangjitur Direktivës së Këshillit 96/34/KE të datës 3 Qershor 1996 dhe asaj 79/7/KEE të datës 19 Dhjetor 1978 në zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë të burrave dhe grave për çështje që lidhen me sigurimet shoqërore.
Procedurat kanë filluar nga Znj. Gómez-Limón Sánchez-Camacho  ndaj Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore dhe ndaj punëdhënësit të saj të mëparshëm, kompanisë Alcampo SA, lidhur me të drejtën për të gëzuar pensionin e invaliditetit, i përfituar gjatë lejes për kujdesje prindërore.
 



Njoftime

Mbylle