Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Dhunë në familje; E drejta e jetës; Trajtim Çnjerëzor; Opuz kundër Turqisë

 
Çështja Nr. [33401/02], GJEDNJ, Strasburg, 9.6.2009 [Seksioni III]
Opuz v. Turkey
 
Fusha: ndalimi i diskriminimit; ndalimi i torturës; trajtim çnjerëzor; trajtim degradues; e drejta e jetës, dhunë në familje. Përkatësisht nenet 2, 3 dhe 14 të KEDNJ
 
Abstrakti i Vendimit
Çështja sjell në vëmendje lëndimet fatale të pësuara nga nëna e aplikantes dhe vet aplikantja në rastin e dhunës në familje dhe qëndrimin e autoriteteve të cilat kishin dijeni për historinë e dhunës së keqbërësit dhe nuk morën masat e duhura. Ky vendim ka të bëjë me shkelje të nenit2 të KEDNJ lidhur me të drejtën e jetës dhe detyrimet pozitive të shtetit. Gjithashtu në këtë çështje Gjykata ka vënë re shkelje të nenit 3 të KEDNJ sepse aplikantja dhe nëna e saj kanë pësuar një trajtim çnjerëzor e degradues si dhe nënvizohet mosmarrja e masave adekuate nga ana e autoriteteve për mbrojtjen e aplikantes dhe familjes së saj nga dhuna në familje. Gjithashtu ka shkelje të nenit 14 lidhur me diskriminimi për sa ka një mungesë reagimi të sistemit gjyqësor ndaj dhunës së vazhdueshme në familje si dhunë ndaj gruas. Gjykata vërejti se në bazë të rregullave dhe parimeve përkatëse të të drejtës ndërkombëtare pranuar nga shumica e gjerë e shteteve, një dështim – edhe i paqëllimshëm – nga Shteti, për mbrojtjen e grave kundër dhunës në familje shkelte të drejtën e tyre për mbrojtje të barabartë nga ligji. Vonesat në lëshimin dhe dorëzimin e urdhrave gjyqësorë ishin të shpeshtë dhe gjykatat i trajtonin procedime të tilla si forma të padive për divorc. Keqbërësit e dhunës në familje nuk merrnin dënime parandaluese, të cilat lehtësoheshin për shkak të traditës, zakoneve ose nderit.
 
 



Njoftime

Mbylle