Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Punë, shëndeti, shtatzëni, politika sociale: C 194/08

Çështja C-194/08, GJED Luksemburg, 1 Korrik 2012
Susanne Gassmayr v. Bundesminister für Wissenschaft und Forschung
 
 
Fusha: Politikat sociale - Direktiva 92/85/EEC – Prezantimi i masave për nxitjen e përmirësimeve në sigurinë dhe shëndetin në punë të punonjëseve shtatzënë dhe punonjëseve që sapo kanë lindur ose kanë me gji bebet e tyre – Nenet 5(3) dhe 11(1) deri (3) – Efekti i drejtpërdrejtë – Punonjëses shtatzënë i jepet leje gjate shtatzënisë së saj – Punonjësja me leje paslindjeje – E drejta e pagimit të një kompensimi për shërbim shtese.
 
Abstrakti i Vendimit
Çështja lidhet me interpretimin e Nenit 11(1) të Direktivës së Këshillit 92/85/KEE, 19 Tetor 1992, lidhur me futjen e masave për inkurajimin e përmirësimit të sigurisë dhe shëndetit të punonjëseve shtatzëna, të punonjëseve që sapo kanë lindur apo të atyre që ushqejnë me gji bebet e tyre (Direktiva e dhjetë sipas kuptimit të Nenit 16(1) të Direktivës 89/391/KEE.
Procedura ka filluar ndërmjet Znj. Gassmayr dhe Ministrisë Federale të Shkencës dhe Kërkimit lidhur me refuzimin e ministrit për të vazhduar pagesën shtesë për punën e kryer jashtë orarit zyrtar kur i ishte kërkuar nga institucioni një gjë e tillë edhe gjatë periudhës që ajo ishte me leje lindje apo i ishte ndaluar të punonte si pasojë e shtatzënisë së saj.
 



Njoftime

Mbylle