Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Dhuna psikologjike: Hajduová kundër. Sllovakisë

Çështja Nr. [ 2660/03], GJEDNJ, Strasburg, 30.11.2010  [Seksioni  IV]
Hajduová kundër. Sllovakisë 
 
Fusha: Shkelje e nenit 8- mbi të drejtën për të respektuar jetën private dhe familjare- të KEDNJ-së; dhuna në familje, dhuna psikologjike, mos përmbushje e detyrimeve pozitive të shtetit.
 
Abstrakti i Vendimit
Çështja i referohet nenit 8/1 të KEDNJ lidhur me respektimin e jetës familjare. Në këtë çështje autoritetet kanë dështuar për mbrojtjen e gruas nga ish bashkëshorti i dhunshëm. Në gusht 2001 A. ish bashkëshorti i aplikueses e sulmon këtë të fundit  verbalisht dhe fizikisht në një vend publik. Edhe pse ajo ka pësuar vetëm lëndime të lehta, nga frika për jetën dhe sigurinë e saj dhe të fëmijës ajo u zhvendos në mjediset e një organizate jo-qeveritare që ofronte strehim në këto situata. Edhe pse kërcënimet të përsëritura kurrë nuk ishin materializuar, ata ishin të mjaftueshme për të ndikuar në integritetin psikologjik të aplikueses dhe mirëqenien e saj. A. ishte dënuar si pasojë e sjelljes së tij të dhunshme ndaj aplikueses, por pas transferimit të tij në spital, Gjykata e Qarkut nuk kishte arritur që të sigurojë për të trajtimin e nevojshëm psikiatrik. Me mbarimin e dënimit, ai, kish vazhduar kërcënimet. Si rrjedhojë, mungesa e masave të mjaftueshme në përgjigje të sjelljeve të A., dhe në veçanti dështimi i gjykatës së qarkut të urdhërojë trajtimin psikiatrik pas dënimit të tij, kishte arritur në një shkelje të detyrimeve pozitive të shtetit sipas nenit 8 të KEDNJ.
 



Njoftime

Mbylle