Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Dhuna Seksuale [Përdhunim]: M.C. kundër Bullgarisë

Çështja Nr. [39272/98], GJEDNJ, Strasburg, 12 Dhjetor 2003
M.C. kundër Bullgarisë 
 
 
Fusha: neni 3 i KEDNJ ndalimi i torturës; neni 3 mbi trajtimin çnjerëzor; neni 8 mbi respektimin e jetës private dhe familjare; neni 13 mbi mjetet efektive; neni 14 mbi ndalimin e diskriminimit, përdhunimi.
 
Abstrakti i Vendimit
Aplikantja M.C është me shtetësi bullgare. Ajo pretendon se ishte përdhunuar nga dy djem, përkatësisht A dhe P, të moshës 20 dhe 21 vjeç, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç. Kjo është mosha e lejuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me pëlqim, në Bullgari. Pas përdhunimit ajo u gjet më vonë nga e ëma dhe u dërgua në spital ku një ekzaminim mjekësor konstatoi se himeni, membrana vagjinale e saj ishte dëmtuar. A dhe P, të dy mohuan ta kishin përdhunuar M.C. Hetimet penale konkluduan se nuk kishte prova të mjaftueshme se M.C ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me A dhe P. Procedurat ishin ndërprerë më 17 mars 1997 nga Prokurori i Rrethit, i cili pohoi se përdorimi i forcës ose kërcënimeve nuk provohej përtej çdo dyshimi. Në mënyrë të veçantë nuk provohej, se nga ana e aplikantes ishte rezistuar ose ajo ishte përpjekur të kërkonte ndihmë nga të tjerët. Aplikantja e apeloi këtë vendim pa sukses.Opinionet me shkrim të ekspertëve, paraqitur GjEDNJ identifikuan “frikën e ngrirë” që është një sindromë traumatike psikologjike infantile dhe konsiderohet si një nga pasojat më të zakonshme të përdhunimit, ku viktima e terrorizuar i nënshtrohet pasivisht ose e veçon veten psikologjikisht nga përdhunimi. Nga 25 raste të përdhunimeve të analizuara përsa i përket femrave në Bullgari, të moshës midis 14 dhe 20 vjeç, 24 nga viktimat i janë përgjigjur agresorit në të njëjtën mënyrë. M.C u ankua se ligji dhe praktika bullgare nuk siguronte mbrojtje efektive kundër përdhunimit dhe abuzimit seksual, dhe se vetëm çështjet në të cilat viktima reziston në mënyrë aktive ndiqen penalisht. Ajo pohoi se Bullgaria ka një detyrim pozitiv që buron nga Konventa Europiane mbi të Drejtat e Njeriut të mbrojë integritetin fizik të individit dhe jetën private të tij dhe të sigurojë një mjet efektiv mbrojtje. Ajo gjithashtu u ankua se autoritetet nuk kanë hetuar me efektivitet ngjarjet në fjalë. Ajo u mbështet në nenin 3 (ndalimi i trajtimit degradues), nenin 8 (e drejta për të respektuar jetën private), neni 13 (e drejta për një mjet efektiv) dhe neni 14 (ndalimi i diskriminimit). Gjykata vendosi në mënyrë unanime, se në këtë çështje ka pasur shkelje të nenit 3 (ndalimi i trajtimit degradues) dhe nenit 8 (të drejtës për të respektuar jetën private) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut të shtetit Palë, përgjegjës për dështimin për të qenë në pajtim me detyrimet pozitive që burojnë nga këto dispozita. Bazuar në nenin 41 të Konventës, gjykata zhdëmtoi aplikuesen  me 8.000 Euro dhe me 4.110 Euro për kostot dhe shpenzimet.
 
Vini re! Hudoc përmban një përmbledhje e vendimit në gjuhën shqipe. Kjo është realizuar nga European Centre, COE and EC
 
 
 

Njoftime

Mbylle