Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Dhuna në familje: A kundër. Kroacisë

 
Çështja Nr. [55164/08], GJEDNJ, Strasburg, 14 tetor  2010, [Seksioni I]
A kundër Kroacisë 
 
Fusha: Neni 8 i KEDNJ mbi detyrimet pozitive; neni 8/1 i KEDNJ mbi respektimin e jetës private; dështimi i autoriteteve për zbatimin e vendimeve gjyqësore; dhunë në familje, diskriminim
 
Abstrakti i Vendimit
Sipas fakteve të kësaj çështjeje midis periudhës Nëntor 2003 - Qershor  2006, bashkëshorti i aplikueses, i cili kish qenë diagnostikuar se vuante nga çrregullime të rënda mendore me një tendencë drejt sjelljeve të dhunshme dhe impulsive, në mënyrë të përsëritur kishte ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike dhe fizike, duke përfshirë kërcënime me vdekje dhe goditjet dhe shkelma në fytyrë, kokë dhe trup. Dhuna ishte ushtruar edhe në prani të vajzës së tyre, e cila ishte, në disa raste, vet objekt i dhunës. Martesa u zgjidh në vitin 2006. Midis periudhës 2004 dhe 2009, një sërë procedimesh penale ishin ngritur ndaj ish bashkëshortit dhe disa urdhra mbrojtës ishin ndërmarrë. Vetëm disa prej urdhrave mbrojtës ishin respektuar. Në kohën e gjykimit të çështjes nga GjEDNJ ai ishte duke vuajtur një dënim me tre vjet heqje lirie sepse kishte bërë kërcënime me vdekje ndaj një gjyqtari. Sipas Nenit 8 të KEDNJ autoritetet shtetërore kanë detyrimin pozitiv për të mbrojtur aplikuesen nga sjelljet e dhunshme të ish bashkëshortit të saj. Gjykata u shpreh se dështimi i qeverisë për të marrë masa me vendim gjykate për të adresuar problemet psikiatrike të B-së dhe për të mbrojtur A-në nga dhuna që ushtronte B-ja ishte një shkelje e detyrimit pozitiv të qeverisë për të siguruar të drejtën e A-së për të respektuar jetën e saj private dhe shkelte kështu nenin 8; meqenëse gjykata kishte zbuluar se ishte shkelur neni 8, nuk kemi të bëjmë me çështje të veçanta që mbeten për t’u analizuar sipas neneve 2, 3 dhe 13; ajo hodhi poshtë padinë e A-së sipas së cilës qeveria kishte shkelur nenin 14, pasi A-ja nuk kishte mundur të sillte prova të mjaftueshme prima facie ,sipas të cilave masat që kishte marrë qeveria në lidhje me dhunën në familje apo mbi efektet e masave të tilla kishin qenë diskriminuese.
 



Njoftime

Mbylle