Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Politika Sociale C177/10

Çështja C-177/10, GJED, Luksemburg, 7 Prill 2010
Francisco Javier Rosado Santana v Consejería de Justicia y Administración Pública de la Junta de Andalucía
 
Fusha: (Politika Sociale – Direktiva 1999/70/EC – Marrëveshja kuadër për punën me afat të përcaktuar lidhur nga ETUC, UNICE dhe CEEP – Neni 4 – Zbatimi i marrëveshjes kuadër për shërbimin civil – Parimi i mosdiskriminimit)
 
Abstrakt i Vendimit
Çështja lidhet me shërbimet e kryera nga një nëpunës civil i kontraktuar me kohë të pjesshme, të cilat në një situatë të krahasueshme me një nëpunës civil karriere, parimisht duhet të merren në konsideratë gjatë përllogaritjes së vjetërsisë së tij/saj me rastin e ngritjes në detyrë.  
Gjatë viteve 1989 dhe 2005, z. Rosado Santana ka punuar si nëpunës civil i përkohshëm në krahinën e Junta de Andalucia (Spanjë). Në vitin 2005, ai u bë një nëpunës civil karriere në këtë komunitet të pavarur. Në vitin 2008 u pranua për një ngritje në detyrë por në Mars të vitit 2009, kjo u anulua me arsyetimin se nuk përmbushte kushtet e kërkuara, si p.sh. marrja e titullit  ‘Bachiller Superior’ apo, në alternativë me këtë, të kishte 10 vjet eksperiencë si nëpunës civil karriere në një nivel të caktuar. Z. Rosado Santana ankimoi vendimin me pretendimin se mungesa e marrjes në konsideratë të periudhës së shërbimit si nëpunës civil i përkohshëm shkelte parimin e mos-diskriminimit të parashikuar nga Marrëveshja Kuadër lidhur me punonjësit e përkohshëm e nënshkruar nga ETUC, UNICE dhe CEEP si dhe shkelte Direktivën 1999/70/EC që kishte për qëllim të zbatonte këtë marrëveshje.
 

Njoftime

Mbylle