Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventë midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Popullore Rumune.Ligji më datë 20.10.1961

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve instrumenti ka efekt te drejtpërdrejtë ne aspektet e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve, në kushtet e dhënies së ndihmës së ndërsjellë gjyqësore si dhe trajtimit të barabartë të tyre për çështje civile, familjare dhe penale
 
Shtetet kanë vendosur të nënshkruajnë këtë marrëveshje bashkëpunimi mbi dhënien e ndihmës juridike për cështje civile, familjare dhe penale. Në këtë konventë garantohet mbrojtja juridike e shtetasit dhe personat juridikë të njërës palë, të cilët gëzojnë në territorin e palës tjetër përsa i përket të drejtave pasurore dhe personale po atë mbrojtje juridike që gëzojnë edhe shtetasit e vet.
Po ashtu listohen institucionet e drejtësisë si gjykatat, prokuroria, noteria apo institucione të tjera kompetente për dhënien e ndihmës si edhe mënyrat e komunikimit përmes komunikimit direkt të institucioneve /organeve të drejtësisë dhe rrugët diplomatike për institucionet e tjera.
Konventa sanksionon drejtimet e dhënies së ndihmës juridike njëra tjetrës, me anë të kryerjes së veprimeve të veçanta proceduriale, në veçanti me anë të përpilimit dhe të dërgimit të dokumentave, të kryerjes së kqyrjeve, të marrjes së sendeve, të dërgimit dhe dorëzimit të provave materiale, të kryerjes së ekspertizës, të pyetjes së të pandehurve, të deshmitarëve, ekspertëve, të palëve dhe personave të tjerë, të kqyrjes drejtpërdrejt nga gjykata, si dhe me anë të dorëzimit të dokumentave.
 



Njoftime

Mbylle