Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Ligji Nr. 7760 / 14.10.1993

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve instrumenti ka efekt te drejtpërdrejtë ne aspektet e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve, në kushtet e dhënies së ndihmës së ndërsjellë gjyqësore si dhe trajtimit të barabartë të tyre për çështje civile dhe penale
 
Konventa u mundëson palëve kërkimin e ndërsjelltë të ndihmës gjyqësore, në çështjet civile (përfshirë çështjet tregtare e familjare) dhe çështjet penale. Ajo trajton konceptin e ndihmës gjyqësore, e cila konsiston në kryerjen e veprimeve të ndryshme proceduriale, si transmetim dhe dorëzim dokumentash; kryerje kërkimesh; vënie në dorë dhe dorëzim provash; kryerje ekspertize; marrje në pyetje të të akuzuarit, të dëshmitarit, të ekspertit, të paditësit e të paditurit, etj. Për realizimin e ndihmës gjyqësore, palët do të komunikojnë nëpërmjet autoriteteve qëndrore.
 
Konventa përmban rregulla mbi njohjen dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, të dhëna nga gjykatat e palëve kontraktuese. Në bazë të Konventës mund të njihen dhe zbatohen vendimet gjyqësore, të dhëna për çështje civile, çështjet penale dhe vendimet e arbitrazhit.
 
Po ashtu përmes saj është rregulluar ekstradimi reciprok i personave që ndiqen penalisht në njërin shtet kontraktues. Janë parashikuar rastet kur nuk lejohet ekstradimi, arrestimi për llogari të ekstradimit, dorëzimi i personit, si dhe dorëzimi i objekteve dhe informacioneve në lidhje me çështjet penale.
 



Njoftime

Mbylle