Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventë midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Çekosllovake.16.1.1959

Konventë midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Çekosllovake mbi dhënien e ndihmës juridike për çështjet civile, familjare dhe penale, është nënshkruar në Pragë më 16.01.1959.
Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve instrumenti ka efekt te drejtpërdrejtë në aspektet e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve, në kushtet e dhënies së ndihmës së ndërsjellë juridike si dhe trajtimit të barabartë të tyre, për çështje civile, familjare, të martesës dhe penale.
 
Konventa parashikon bashkëpunimin juridik dy palësh në lidhje me çështjet civile, familjare dhe penale. Organet e përfshira në këtë bashkëpunim juridik të dyanshëm janë institucionet e drejtësisë të dy palëve kontraktuese. Në të parashikohen si dispozita me karakter material ashtu dhe dispozita me karakter procedural. Konventa ndahet në dy pjesë: pjesa e parë përmban dispozita me karakter të përgjithshëm, pjesa e dytë dispozita me karakter të posaçëm.
Në pjesën e parë trajtohen: mbrojtja juridike e njëllojtë, e cila nënkupton detyrimin e shteteve nënshkruese që t’ju ofrojnë shtetasve të palës tjetër kontraktuese trajtim të barabartë me shtetasit e tyre. Shtetet nënshkruese marrin përsipër që t’i ofrojnë njëri-tjetrit ndihmë juridike për kryerjen e veprimeve të ndryshme procedurale për marrjen e provave. Në tekstin e saj përcaktohen: kushtet e pranimit dhe refuzimit të ndihmës juridike, vëllimi i saj, saktësohen organet e përfshira në këto procedura.
Në këtë marrëveshje dypalëshe përcaktohet se: dokumentet zyrtare të përpiluara apo të vërtetuara në shtetin tjetër kanë të njëjtën vlerë provuese, ashtu sikurse aktet zyrtare të brendshme. Gjithashtu trajtohen kushtet, procedurat për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të gjykatave të shtetit tjetër.
Pjesa e dytë përmban dispozita me karakter të posaçëm, trajton marrëdhënie juridike civile dhe familjare me elementë të huaj.
Në të trajtohen shpenzimet gjyqësore dhe parashikohet se shtetasit e palës tjetër kontraktuese kanë të drejtë të përjashtohen nga taksat dhe tatimet dhe të gëzojnë ndihmë juridike falas njësoj si shtetasit shqiptarë; statusi personal dhe e drejta familjare, duke përfshirë zotësinë për të vepruar, martesën (formën, pavlefshmërinë, zgjidhjen, marrëdhëniet midis bashkëshortëve) marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, shpalljen e zhdukjes dhe të vdekjes, tutorinë dhe kujdestarinë si dhe përcakton organet kompetente për këto lloj procedurash; mënyra e dërgimit të dokumenteve në lidhje me aktet e gjendjes civile dhe dokumentet e tjerë; trashëgimia ku përfshihen zotësia për të bërë dhe revokuar testamentin, gjykata kompetentë për çeljen trashëgimisë e aspekte të tjera të marrëdhënies trashëgimore me elementë të huaj.
Në të trajtohet gjithashtu ndihma juridike në çështjet penale, kushtet dhe procedurat për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve civile të gjykatave të huaja. Dispozitat e kësaj pjesë janë me karakter procedural dhe përfshin kushtet dhe kriteret e ekstradimit, njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të gjykatave të huaja.
 



Njoftime

Mbylle