Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe dy protokolleve shtesë të saj. Ligji Nr. 8920 / 11.7.2002

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve instrumenti ka efekt te drejtperdrete ne aspektet e mosdiskriminimit, parandalimit, pengimit dhe ndërshkimit të trafikut të personave, përfshirë gratë dhe fëmijët.
 

Qëllimi i kësaj Konvente është te nxisë bashkëpunimin për te parandaluar dhe luftuar efektivisht krimin e organizuar ndërkombëtar.
Shtetet Pale do te zbatojnë detyrimet e tyre qe rrjedhin nga kjo Konvente ne pajtim me parimet e barazisë se sovranitetit dhe integritetit territorial te Shteteve dhe te mosndërhyrjes ne punët e brendshme te Shteteve te tjera. Asgjë ne ketë Konvente nuk i jep te drejtën një Shteti Pale qe te ushtroje juridiksionin e tij ne territorin e një Shteti tjetër dhe te kryeje funksione qe janë e drejte ekskluzive e autoriteteve te Shtetit tjetër sipas ligjit te tij te brendshëm.
Konventa parashikon: penalizmin e pjesëmarrjes ne një grup kriminal te organizuar; penalizmin e pastrimit te te ardhurave nga krimi; masat për te luftuar pastrimin e parave; penalizmin e korrupsionit dhe masat kundër tij; Konfiskimi dhe marrja e sendeve; bashkëpunimi ndërkombëtar ne lidhje me konfiskimin; çështje të juridiksionit dhe të ekstradimit etj.

PROTOKOLL KUNDER TRAFIKUT TE MIGRANTEVE ME RRUGE TOKESORE, AJRORE DHE DETARE, E CILA PLOTESON KONVENTEN E KOMBEVE TE BASHKUARA KUNDER KRIMIT TE ORGANIZUAR NDERKOMBETAR

Ky protokoll garanton marrjen e masave efektive për parandalimin dhe luftimin e trafikut te migrantëve me rruge tokësore, detare dhe ajrore, të cilat kërkojnë një qëndrim te përgjithshëm ndërkombëtar, duke përfshirë bashkëpunimin, shkëmbimin e informacionit dhe masa te tjera te nevojshme, si dhe masa social-ekonomike ne nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Shtetet Anëtarë dhe Kombet e Bashkuara marrin përsipër te forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar ne fushën e migrimit ndërkombëtar dhe zhvillimit, ne mënyrë qe te trajtojnë shkaqet kryesore te migrimit, veçanërisht ato qe kane te bëjnë me varfërinë, dhe te maksimizojnë përfitimet e te interesuarve nga migrimi ndërkombëtar, si dhe te nxisin, ne vendet përkatëse, mekanizmat nderrajonale, rajonale dhe nenrajonale për te vazhduar trajtimin e çështjes se migrimit dhe zhvillimit, te bindur për nevojën e sigurimit te një trajtimi human te migranteve dhe mbrojtje te plote te te drejtave te tyre. Ky protokoll trajton te gjitha aspektet e trafikut te migranteve dhe çështjeve te tjera qe kane te bëjnë me te,
në luftën kundër trafikut e migranteve me rruge tokësore, detare dhe ajrore me qëllim parandalimin dhe luftimin e krimit. Qëllimi i këtij Protokolli është te parandaloje dhe luftoje trafikun e migranteve, si edhe te nxisë bashkëpunimin ndërmjet Shteteve Pale për ketë qellim, duke mbrojtur, ne te njëjtën kohe te drejtat e migranteve.
Ky Protokoll plotëson Konventën e Kombeve te Bashkuara kundër Krimit te Organizuar Ndërkombëtar. Ai duhet te interpretohet se bashku me ketë Konvente.
 
 
PROTOKOLLI MBI PARANDALIMIN, PENGIMIN DHE NDESHKIMIN E TRAFIKUT TE PERSONAVE, VEÇANERISHT TE GRAVE DHE FEMUEVE, NE PLOTESIM TE KONVENTES SE KOMBEVE TE BASHKUARA KUNDER KRIMIT TE ORGANIZUAR NDERKOMBETAR
 
Qëllimet e këtij Protokolli janë:
(a) te parandaloje dhe te luftoje trafikun ndërkombëtar te personave, duke i kushtuar vëmendje te veçante grave dhe fëmijëve; (b) te mbroje dhe te ndihmoje viktimat e këtij trafiku, duke respektuar te drejtat e tyre njerëzore; dhe (c) te nxisë dhe te lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet Shteteve Pale, me qellim qe te realizohen këto objektiva.
Shtetet Pale ne ketë Protokoll, garantojnë masa konkrete për te luftuar trafikun ndërkombëtar te personave, veçanërisht te grave dhe fëmijëve, duke kërkuar një trajtim te gjithanshëm dhe ndërkombëtar ne vendet e origjinës, transitit dhe destinacionit, qe përfshin masat për te parandaluar ketë trafik, për te ndëshkuar trafikantet dhe për te mbrojtur viktimat e një trafiku te tille, përfshirë mbrojtjen e te drejtave te tyre te njohura ndërkombëtarisht.
Ky Protokoll plotëson Konventën e Kombeve te Bashkuara kundër Krimit te Organizuar Ndërkombëtar. Ai do te interpretohet se bashku me Konventën.
 

Njoftime

Mbylle