Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave (CEDAW). Ligji më datë 11.05.1994

Konventa njihet ndryshe edhe si Kushtetuta e Grave, për shkak të rëndësisë së madhe që ka ajo për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave në të gjitha fushat e jetës. Preambula e saj rikujton që eliminimi i diskriminimit ndaj grave dhe nxitja e barazisë midis burrave dhe grave janë të drejta themelore të cilësuara dhe të detyruara sipas Kartës së të Drejtave të Njeriut. Në preambulë theksohet se zhvillimi i plotë i një vendi, çështjet që shqetësojnë botën mbarë, si dhe çështjet e paqes kërkojnë përpjekje maksimale nga të dy gjinitë si burrat ashtu edhe gratë.
 
Konventa është ndërtuar në 30 nene të ndarë në 4 kapituj, me anë të të cilave ftohen shtetet palë që e ratifikojnë atë të përmbushin disa detyrime specifike për eliminimin e diskriminimit mbi bazë gjinie dhe gëzimin e ushtrimin e të drejtave civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore në mënyrë të barabartë midis burrave dhe grave. Në mënyrë të veçantë detyrimet e shteteve palë shtrihen jo vetëm në jetën publike por edhe atë private. 16 nene të Konventës identifikojnë fushat kryesore të diskriminimit të gruas duke përcaktuar edhe rrugët e ndërhyrjes. Pjesa tjetër ka të bëjë me strukturat dhe proçedurat e raportimit të Konventës. Konventa i bën thirrje të gjithë shteteve që e ratifikojnë atë të marrin të gjitha masat e përshtatshme ligjore, administrative apo masa të tjera, duke përfshirë këtu edhe masa të përkohshme pozitive për përparimin e gruas.
Sipas CEDAË Shtetet Palë duhet të marrin angazhime për të eliminuar diskriminimin në arsim, punësim, shëndetësi, dhe jetën social ekonomike dhe kulturore. Konventa parashikon një bazë të rëndësishme për realizimin e barazisë midis burrave dhe grave për të siguruar mundësi dhe akses të barabartë në jetën publike dhe atë politike. Sipas kësaj shtetet palë duhet të sigurojnë pjesëmarrjen e barabartë të grave po ashtu si burrat në qeverisje si politikëbërëse, po ashtu për përfaqësimin e tyre në arenën ndërkombëtare. Shtetet bien dakort të luftojnë të gjitha llojet e trafikut të grave si dhe shfrytëzimit të saj.
Gjithashtu shtetet duhet të angazhohen që të marrin në konsideratë nevojat e gruas rurale dhe të sigurojnë pjesëmarrjen dhe përfitimin nga zhvillimi rural si të burrave dhe të grave në mënyrë të barabartë.
 
Dispozitat e saj parashikojnë angazhimin e shteteve palë për të marrë të gjitha masat, me qëllim eliminimin e diskriminit e garantimin e barazisë së burrit dhe gruas në: I. në jetën politike dhe publike të vendit, veçanërisht në të drejtën e gruas: pёr tё votuar në të gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike, për tё marrё pjesë në përpunimin e politikës sё shtetit dhe në zbatimin e saj, për të përfaqësuar qeveritё e tyre në arenën ndërkombëtare dhe për të marrë pjesё në punimet e organizatave ndërkombëtare, te drejtën e marrjes, ndërrimit dhe mbajtjes sё shtetësisë, ashtu dhe në atë të fëmijëve të tyre etj. II. Në të drejtat sociale e ekonomike veçanërisht në: në fushën e arsimit për të siguruar kushte tё njëjta tё bërjes sё karrierës dhe të kualifikimit profesional, të frekuentimit të shkollave dhe të marrjes së diplomave në institucionet arsimore të të gjitha kategorive, fushën e zënies punë, për tё siguruar të drejtën për mundësi të njëjta punësimi, duke përfshirë zbatimin e kritereve të njëjta tё përzgjedhjes lidhur me zënien punë; mundёsitё për të përfituar shërbime mjekësore, duke përfshirë edhe ato të planifikimit të familjes, të drejtën për pensione familiare, dhënien e mundësive të barabarta grave në zonat bujqësore etj, III. në të drejtat civile, veçanërisht në fushën civile për ti garantuar gruas zotësi juridike të njëjtё me atё të burrit dhe mundёsi të njëjta për ta ushtruar këtë zotёsi, në çështjet që kanë të bëjnë më me martesёn dhe me marrёdhёniet familiare, të drejtën e njëjtё për të lidhur martesё, për tё zgjedhur lirisht bashkëshortin, të drejtёn dhe pёrgjegjёsinё e njëjtё gjatё martesёs dhe me rastin e prishjes së saj; të drejtat dhe pёrgjegjёsitё e njëjta si prindёr, pavarёsisht nga gjendja martesore, për çështjet qё kanë tё bёjnё me fёmijёt, etj
 
 
 

Njoftime

Mbylle