Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Dy protokolle opsional mbi të drejtat e fëmijëve

Titulli: Protokolli Opsional  i Konventës Së OKB-Së “Për Të Drejtat e Fëmijëve”, Për Përfshirjen e Fëmijëve në Konflikte të Armatosur.
 
Ligji : Ratifikuar me Ligj, Nr.9833, datë 22.11.2007
 
Nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijëve instrumenti ka efekt të drejtpërdrejte në aspektet e mbrojtjes së fëmijëve nga rekrutimi nëpërmjet forcës ose detyrimit të tyre për t’u përdorur në konflikte të armatosura, nëpërmjet detyrimit të shteteve palë të marrin masa për të siguruar që anëtarët e forcave të armatosura të kenë mbushur moshën 18 vjeç.
 
Ky Protokoll në mbështetje të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve,parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, Statusit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare Konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës nr. 182 mbi Ndalimin dhe Veprimin e Menjëhershëm për Eliminimin e Formave më të Këqija të Punës së Fëmijëve, e cila, ndërmjet të tjerash, ndalon rekrutimin nëpërmjet forcës ose detyrimit të fëmijëve për t’u përdorur në konflikte të armatosura; ka si synim të angazhojë shtetet Palë, anëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijës që të marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar që të gjithë anëtarët e forcave të tyre të armatosura që nuk kanë mbushur 18 vjeç të mos marrin pjesë direkt në veprime dhe të mos jenë të detyruar të rekrutohen në forcat e tyre të armatosura.
 
Për më tepër protokolli me qëllim zbatimin efektiv të tij, detyron shtetet palë që në momentin e ratifikimit të depozitojnë një deklaratë detyruese të anëtarësimit në këtë protokoll, e cila përcakton moshën minimale në të cilën ai lejon rekrutimin vullnetar në forcat kombëtare të armatosura dhe një përshkrim të garancive që ai ka adaptuar për të siguruar që një rekrutim i tillë nuk do të bëhet me forcë ose në formë të detyruar. 
 
Protokolli parashikon në dispozitat e tij që Shtetet Palë do të bashkëpunojnë për zbatimin e këtij protokolli, duke përfshirë ndalimin e çdo aktiviteti në kundërshtim me protokollin dhe rehabilitimin, dhe riintegrimin shoqëror të personave që janë viktima të veprimeve në kundërshtim me këtë protokoll, duke përfshirë bashkëpunimin teknik dhe ndihmën financiare.
 
 
Titulli: Protokollin Opsional i Konventës Së OKB-së “Për të Drejtat e Fëmijëve”, Për Shitjen e Fëmijëve, Prostitucionin dhe Pornografinë me Fëmijë
 
Ligji: Ratifikuar me Ligj, Nr.9834, datë 22.11.2007
 
Nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijëve instrumenti ka efekt të drejtpërdrejte në aspektet e mbrojtjes së fëmijëve nga shitja, prostitucioni dhe pornografia me ta, duke detyruar shtetet palë të marrin masa konkrete për mbrojtjen e tyre.
 
Për të arritur më tej qëllimet e Konventës së OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe zbatimin e dispozitave të saj, Protokolli shërben si një instrument për zgjerimin e mëtejshëm të masave që Shtetet Palë të Konventës duhet të ndërmarrin për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve nga shitja, prostitucioni dhe pornografia me ta;
 
Ky protokoll në mbështetje të Konventës së Hagës për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin në lidhje me miratimin ndërshtetëror, mbi aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve, mbi juridiksionin, ligjin e zbatuar, njohjen, zbatimin dhe bashkëpunimin në lidhje me përgjegjësinë prindërore dhe masat për mbrojtjen e fëmijëve, Konventën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, synon të angazhojë shtetet pale që të garantojnë të paktën mbulimin plotësisht nga ligji i tij penal, të veprimeve dhe aktiviteteve, që kanë të bëjnë me shitjen, përdorimin për prostitucion dhe pornografi të fëmijëve, pavarësisht se këto vepra penale janë kryer brenda apo jashtë vendit nga një individ apo grup individësh të organizuar;
 
Gjithashtu në dispozita parashikohet se këto vepra penale konsiderohen se përfshihen në veprat penale të ekstradueshme në të gjitha marrëveshjet e ekstradimit që ekzistojnë ndërmjet Shteteve Palë, dhe përfshihen si vepra penale të ekstradueshme në çdo Marrëveshje ekstradimi që lidhet më vonë ndërmjet tyre.
 
 

Njoftime

Mbylle