Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës, New York, 20.11.1989. Ligji më datë 27.02.1992

Konventa mbështetur në një sërë aktesh ndërkombëtare të rëndësishme, veçanërisht në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe në Paktet Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut, Deklaratën mbi të Drejtat e Fëmijës, synon të angazhojë shtetet palë dhe njëkohësisht bashkëpunimin ndërkombëtar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, dhënien e vëmendjes dhe krijimin e kushteve të duhura të jetesës për fëmijët në të gjitha vendet e botës.
 
Kjo Konvente ka për qëllim të vendosë detyrime dhe angazhime për shtetet palë të saj, njëkohësisht anëtare të OKB-së, me qëllim që të respektojnë dhe të garantojnë të drejtat për çdo fëmije,  që  përfshihet  në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi,  pavarësisht  nga  raca,  ngjyra,  gjinia,  gjuha,  feja,  opinioni  politik  ose  çdo opinion  tjetër,  nga  origjina  kombëtare,  etnike  ose  shoqërore,  pasuria,  paaftësia, prejardhja  familjare  apo  çdo  gjendje  tjetër  e  fëmijës  ose  prindërve  të  tij  ose përfaqësuesve të tij ligjorë. Gjithashtu ato duhet të përkujdesen që institucionet, shërbimet dhe qendrat që përgjigjen për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të veprojnë në përputhje me normat e caktuara nga autoritetet  kompetente, veçanërisht në fushën e sigurisë, e të shëndetit.
 
Shtetet palë angazhohen të marrin të gjitha masat  legjislative  dhe  administrative përkatëse, në garantimin e të gjitha të drejtave ekonomike , shoqërore e kulturore të fëmijëve, si: të  drejtën  e  fëmijës për të marrë një emër në momentin e lindjes, për të fituar të drejtën e shtetësisë, për  të  ruajtur identitetin e tij, të drejtat e marrëdhënieve të fëmijës me prindërit dhe familjen, të drejtat gjyqësore,të drejtën e shprehjes, mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, mbrojtjen nga çdo lloj shfrytëzimi, të drejtën e arsimit etj. Konventa angazhon Shtetet Palë, të cilët pranojnë dhe/ose lejojnë sistemin e birësimit, garantojnë që konsiderata mbizotëruese të jetë interesi më i lartë i fëmijës.
 

Njoftime

Mbylle