Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Konventa për Ndalimin e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të Prostitucionit të të tjerëve. Ligji më datë 06.11.1958
Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve, instrumenti ndikon drejtpërdrejtë në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve nga trafikimi me qëllim prostitucioni, duke përcaktuar masa për parandalimin, zbulimin, hetimin, ndëshkimin e rasteve të trafikimit, si dhe mbrojtjen e grave dhe fëmijëve viktima të trafikimit.
Konventa kërkon që shtetet anëtare të ndëshkojnë çdo person i cili "prokuron, mashtron apo çon larg, për qëllime prostitucioni, një person tjetër, madje edhe me pëlqimin e atij personi", "shfrytëzon prostitucionin e një personi tjetër, madje edhe me pëlqimin e atij personi ", drejton bordellot ose me jep me qira ambiente për qëllime prostitucioni. Ajo gjithashtu parashikon procedurat për luftën kundër trafikut ndërkombëtar të prostitucionit, duke përfshirë ekstradimin e autorëve.
Për më tepër, Shteteve anëtare iu kërkohet të heqin me ligj të gjithë rregulloret që prostitutat ti nënshtrohen "një regjistrimi të posaçëm ose posedimit të një dokumenti të veçantë apo çdo kriteri të jashtëzakonshëm për mbikëqyrje ose njoftim". Dhe gjithashtu ata janë të detyruar të marrin masat e nevojshme për mbikëqyrjen e agjencive të punësimit në mënyrë që të parandalojë personat që kërkojnë punësim, në veçanti gratë dhe fëmijët , nga të qenit i ekspozuar ndaj rrezikut të prostitucionit
Dhe Nëse ndonjë mosmarrëveshja do të lindë ndërmjet palëve dhe Konventës aktuale në lidhje me interpretimin ose zbatimin e saj, mosmarrëveshja me kërkesën e çdo njërës prej Palëve në mosmarrëveshje, duhet ti drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Qendra për të Drejtat e Njeriut, në veçanti Sekretariati i Grupit Punës për skllavërinë, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Zhvillim Social dhe Çështje Humanitare të Departamentit të Çështjeve Ndërkombëtare Ekonomike dhe Sociale në mënyrë aktive monitoron këtë rezolutë.
Përkufizimi i trafikimit të kësaj konvente mbështetet në Protokollin e Trafikimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar.
Përkufizimi i trafikimit të kësaj konvente mbështetet në Protokollin e Trafikimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar.