Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventë midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Demokratike Gjermane.11.1.1959

Konventë midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Demokratike Gjermane mbi dhënien e ndihmës juridike për çështjet civile, familjare dhe penale, është nënshkruar më 11.01.1959 në Berlin.
Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve instrumenti ka efekt te drejtpërdrejtë ne aspektet e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve, në kushtet e dhënies së ndihmës së ndërsjellë juridike si dhe trajtimit të barabartë të tyre për çështje civile, familjare, të martesës dhe penale.
 
Konventa parashikon bashkëpunimin juridik dy palësh në lidhje me çështjet civile, familjare dhe penale. Organet e përfshira në këtë bashkëpunim juridik të dyanshëm janë gjykatat, organet e prokurorisë dhe noterisë shtetërore të dy palëve kontraktuese.
Në të parashikohen si dispozita me karakter material, ashtu dhe dispozita me karakter procedural. Konventa ndahet në dy pjesë: pjesa e parë përmban dispozita me karakter të përgjithshëm, pjesa e dytë dispozita me karakter të posaçëm.
Në pjesën e parë trajtohen: mbrojtja juridike e njëllojtë, e cila nënkupton detyrimin e shteteve nënshkruese që t’ju ofrojnë shtetasve të palës tjetër kontraktuese trajtim të barabartë me shtetasit e tyre. Shtetet nënshkruese marrin përsipër që t’i ofrojnë njëri-tjetrit ndihmë juridike për kryerjen e veprimeve të ndryshme procedurale për marrjen e provave. Në tekstin e saj përcaktohen: kushtet e pranimit dhe refuzimit të ndihmës juridike, vëllimi i saj, saktësohen organet e përfshira në këto procedura. 
Në këtë marrëveshje dypalëshe përcaktohet se: dokumentet zyrtare të përpiluara apo të vërtetuara në shtetin tjetër kanë të njëjtën vlerë provuese, ashtu sikurse aktet zyrtare të brendshme. Gjithashtu trajtohen kushtet, procedurat për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të gjykatave të shtetit tjetër; që një vendim i një gjykate të huaj të njihet duhet që ai të ketë marrë formë të prerë.
Pjesa e dytë përmban dispozita me karakter të posaçëm, dhe trajton marrëdhënie juridike civile dhe familjare me elementë të huaj, duke përfshirë: institute të së drejtës familjare, si martesën, tutorinë, kujdestarinë, adoptimin, zotësia juridike dhe zotësia për të vepruar, shpallja e zhdukjes dhe e vdekjes, trashëgimia.
Në të parashikohen gjithashtu kushtet dhe procedurat për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve civile të gjykatave të huaja, si dhe trajtohet ndihma juridike në çështjet penale, ku përfshihen kushtet dhe kriteret e ekstradimit, njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të gjykatave të huaja.
 

Njoftime

Mbylle